Te mi dergosh disa argumente per çeshtjen e femijes se kur lejohet me abortu kur eshte e semure nena dhe psh nese eshte ne pyetje ose nena ose femija cilen duhet zgjedh?
Ne cilin muaj i futet shpirti femijes, se dikush thote qe nuk ben me abortu femijen, sepse ajo qe nga fillimi ka shpirt.
📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana:
Origjina në shtatzëninë e një gruaje është që nuk lejohet që të ndërpritet shtatzënia në të gjitha fazat e saj, përveç nëse ekziston justifikim legjitim fetar.
Nese shtatëzania është ende nutfah (spermatozoid), i cili zakonisht është në këtë formë në dyzet ditët e para apo më pak se dyzet, dhe në abortimin e tij ka justifikim legjitim ose bëhet për të ruajtur nënën nga ndonjë dëm në këtë rast është e lejueshme që të ndërpritet shtatzënia. Duhet patur kujdes që këtu justifikimi që e lejon abordin nuk përfshin frikën nga vështirësia për rritjen e fëmijëve, ose vështirësia e edukimit të tyre apo paaftësia për ti përballuar shpenzimet që mund të duhet apo mjaftueshmëria me një numrër të caktuar të fëmijëve, sepse të gjitha këto nuk janë nga arsyetimet fetare legjitime.
Në qoftë se shtatëzania është më e madhe se dyzet ditë nuk lejohet abordi, sepse pas dyzet ditëve ajo kalon në periudhën e alakës që është fillimi i krijimit të njeriut; kështuqë nuk është e lejueshme që të ndërpritet shtatzënia pas arritjes në këtë fazë derisa ta vendosë një komision i besueshëm mjekësor që në vazhdimin e shtatzënisë ka rrezik për jetën e nënës ose vazhdimi i shtatëzanisë mund ta dëmtojë atë.