Vendosja e qerpikëve

 A lejohet me i vnu Gruja besimtare qerpikt si zbukurim para burrit edhe qka nese deri neser i ka vnut ata qerpikt e motrat tjera nqs shkojn me nejt tek ajo e shohin me qerpikt te vnut  ashtut a ka naj gjynah para tyre !? 

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.
Falenderimi i takon Allahut.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.

Ue alejkum selam!
Përsa i përket vendosjes së qerpikëve artificial për zbukurim ka dy mendime të dijetarëve dhe kjo vjen si rrjedhojë e hadithit për të cilën ka ardhur ndalimi në hadithin e sakte qe e transmeton Buhariu se Profeti – sal Allahu alejhi ue selem-:
“Mallkoi femrën që i ndihmon ndokujt në zgjatjen e flokëve (artificialisht, apo të vë parukë) dhe atë që kërkon t’i bëhet një gjë e tillë.”
🔹Disa dijetarë e llogarisin vendosjen e qerpikëve ne  ndalimin që ka ndaluar Profeti -sal-lAllahu alejhi ue selem- për zgjatjen e flokëve artificial në pergjithësi dhe thonë që edhe qerpikët kanë të njëjtin gjykim si floket.
🔹Kurse disa dijetarë të tjerë kanë thënë që vendosja e qerpikëve nuk futet tek zgjatimi (uesli) që ka ardhur ndalesa për të, sepse ndalesa është e veçantë vetëm për flokët dhe nuk është për qerpikët.
Natyrisht më e mira është që muslimania të largohet nga vendosja e qerpikëve artificial për zbukurim, sepse eshte frike se ato mund të futen ne ndalesen qe ka ndaluar Profeti -sal-lAllahu alejhi ue selem-.