Gjykimi i thirrjes në Islam

DSCCA31DBFHCA2AZBMLCAGTINFWCAM3T1QICAMCOSC2CA2Q9K2RCA0S79L6CAPWI7GICARXIOPNCAJEQGJ9CAS0ME6GCADYVO9YCA1RR911CAZNRTZ5CALYTTUXCAZZRGQECAC59AT1CAX4EYDICAZFSYFQ[1]Kanë rënë në dakord të gjithë dijetarët që “daveti” thirrja në Islam është detyrë (uaxhib), por janë në dy mendime për sa i përket llojit të uaxhibit: a është ai (uaxhib ajn)[1] detyrë për secilin person, apo (uaxhib kifaje) detyrë për disa persona dhe nëse e kryejnë këta persona bie dhe nuk është detyrë për të tjerët.

Më poshtë do të paraqesim të dy mendimet dhe argumentet që ata sjellin për mendimin e tyre, ndonëse ndryshimi mes dy mendimeve është i pakët dhe nuk ndikim veprues.

· Mendimi që daveti është detyrë për secilin person (uaxhib ajn)

Argumentet që sjellin janë si më poshtë vijon:

– 1. Fjala e Allahut të Lartësuar:

“Dhe të jetë nga ju një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mira dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit” [Ali Imran:104]

Parafjala “nga” tek Fjala e Allahut ” Dhe të jetë nga ju një grup që thërret…” këtu është për të shpjeguar dhe nuk është për të veçuar një grup njerëzish, kështuqë kuptimi i ajetit tek këta është: daëa është detyrë për secilin musliman me aq sa ia ka mundësi.

– 2. Përgjithësimi tek Fjala e Allahut:

“Ju (besimtarë) jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve: të urdhëroni në të mirën dhe të ndaloni nga të këqijat dhe vërtetë ju besoni në Allahun” [Ali Imran:110] Ky ajet e bëri davetin (thirrjen në Islam) cilësi e përgjithshme nga veçoritë e popullit musliman, kështuqë është detyrë për të.

– 3. Hadithi i Profetit –Paqja dhe bekimi i Allaht qoftë mbi të- i cili thotë:

“Kush sheh prej jush vepër të keqë le ta ndryshojë atë me dorën e tij, nëse nuk ka mundësi me të le ta ndryshojë me gjuhën e tij, nëse nuk ka mundësi atëherë le ta ndryshojë më zemrën e tij dhe jy është besimi më i dobët”[2]

· Mendimi që daveti është farz kifaje

Argumentet që sjellin janë si më poshtë vijon:

– 1. Ajeti që sjellin për argument edhe dijetarët e mendimit të parë, por parafjala “nga” tek Fjala e Allahut ” Dhe të jetë nga ju një grup që thërret…” këtu është për ndarje që do të thotë një pjesë, një grup nga ju dhe jo të gjithë ju.

– 2. Fjala e Allahut të Lartësuar:

“Dhe nuk është (e përshtatshme) për besimtarët që të dalin për luftë të gjithë bashkë. Nga çdo grup i tyre vetëm një pjesë duhet të marshojë, me qëllim që ata që rrinë pas të njihen me fenë dhe që të mund t’i këshillojnë njerëzit e tyre kur të kthehen tek ata dhe që të mund të jenë të vetdijshëm (për të keqen)” [Et-Teube:122]

– 3. Urdhërimi për punë të mira dhe ndalimi nga e keqja ka nevojë për dije dhe njohjen e kushteve dhe situatave të atyre që thërret në Islam dhe një gjë të tillë nuk e zotërojnë të gjithë njerëzit. Nëse e kryen këtë detyrë ai që ka dije dhe zotëron njohjen e kushteve dhe situatave të davetit atëherë nuk është detyrë për të tjerët.

Siç shihet nga argumentet që sjellin secila palë për mendimin e tyre dhe siç përmendem edhe më lart ndryshimi mes tyre është fare i pakët dhe nuk ka ndikim, sepse:

1. Të dy palët kanë rënë dakord që daveti është detyrë dhe nuk bie derisa të kryhet kjo detyrë.

2. Ata të cilët thanë që daveti është detyrë kifaje janë dakord me të tjerët që nëse nuk arrihet kjo detyrë nga disa nuk bie detyra për të tjerët.

3. Ata të cilët thanë që daëa është uaxhib ajn e kushtëzojnë këtë me mundësinë, sepse ai që nuk është i ditur në atë që thërret për veprimin e një vepre apo për ndalimin e saj nuk konsideroret që ai ka mundësi për këtë duke qënë se ska dije në atë që thërret.

4. Dhe nëse bie detyra për ata të cilët e konsiderojnë uaxhib kifaje ngelet gjykimi i thirrjes në Islam mustehab (i pëlqyeshëm). Argument për këtë është Fjala e Allahut: “Dhe kush është më fjalëmirë, sesa ai që thotë: (Zoti im është Allahu) dhe që fton drejt Allahut (në Fenë e tij, në Islam ) që punon miresi dhe drejtësi dhe thotë: unë jam prej muslimanëve” [Fussilet:33] Dhe shumë argumente të tjera që nxisin për davetin duke përcaktuar shpërblim të madh për vepruesin.

 

Përktheu: Adelina Allkoçi

——————————————————————————–

[1] Ky lloj uaxhib është detyrë me të cilën shpërblehet vepruesi i tij dhe ka gjynah ai që e neglizhon atë apo e lën.

[2] Transmeton Muslimi :45 nga EbiSad El-Hudrij

 

Leave a comment