Përkufizimi i “Davetit”

ZV6CAUXW21KCARGD40XCAFRO0DRCA6TQAHXCA06BOU8CA300QJCCA6LX97SCAK40DDECAXAD8PWCAM921V2CAJD59A9CA1LPBC0CATQLP4JCARQOMXDCAL5GUNVCAHIM06HCA9NFJSMCAHFD26DCAADUQUOFalenderimi i takon Allahut, Zotit të Botërave, i Cili thotë në librin e Tij:

“Dhe kush është më fjalëmirë sesa ai që thotë (Zoti im është Allahu, dhe është i paepur në Ligjin e Tij dhe) fton drejt Allahut (në fenë e Tij, në Islam), që punon mirë e drejtësi dhe thotë: “Unë jam nga muslimanët” [Fusilet:33]

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, vulën e Profetëve, të cilin e dërgoi Allahu thirrës i njerzëve për të besuar Allahun Një të Vetëm. Thotë Allahu i Lartësuar:

“O Pejgamber! Më të vërtetë që Ne të kemi dërguar ty dëshmues edhe përgëzues edhe këshillues. Dhe si ftues për tek Allahu (për të adhuruar vetëm Atë dhe në Islam) me Vullnetin e Tij dhe si një llambë që shpërndan dritë (me anë të Kuranit dhe sunetit tënd të vënies nëjetë të Islamit)” [El- Ahzab: 45,46]

Dhe Allahu qoftë i kënaqur me shokët e tij dhe me tabiinët, të cilët thërrien në Islam me thirrjen e Profetit dhe u udhëzuan me udhëzimin e tij, dhe të jithë ata që I pasojnë tan ë mirësi deri në Ditën e gjykimiThirrja islame nuk është vetëm këshillë për njerëzit dhe përkujtim për mirësitë e Islamit apo edukatën islame, por ajo është lëvizje e bazuar në dije dhe në praktikë, ashtu siç ishte në burimin e saj të parë. Dhe dallohet me parimet dhe qëllimet e saj, duke u përqëndruar në baza dhe rregulla të mësuara dhe të përcaktuara nga rregullat e fesë. Kjo ishtë puna e Profëtit tonë dhe profetëve që ishin para tij dhe puna e atyte që e pasuan Proftin në udhëzim dhe dije. Thotë i Lartësuari:

“Thuaj (ti, o Muhamed ):”Kjo është rruga ime, unë ju ftoj drejt Allahut (Njehsimit të Tij )me dije të sigurt unë dhe kushdo që më ndjek mua…(duhet të ftojnë në Islam në Njësimin e Allahut me dije te kulluar si drita e syrit)[Jusuf: 108]

·Përkufizimi i Davetit (thirrjes në Islam)

Kuptimi gjuhësor i fjalës “davet” në gjuhën arabe është: thirrje, kërkim; thuhet: e ftoi në fe: e nxiti atë në besimin fetar.

Ndërsa në kuptimin termologjik është: “Percjellja e Islamit tek njerëzit, mësimi i tyre dhe praktikimi i Islamit në jetën e përditshme”

Allahu i Lartësuar  në shumë tema të Kuranit e ka qartësuar punën e Profetit të Tij -Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- thirrësi i parë në Islam, duke e cilësuar atë si më i miri thirrës, sepse përfshiu të tre përbërësit e “thirrjes në Islam” gjatë thirrjes së tij (përcjellja e Islamit, mësimi i njerëzve, praktimi i tij). Thotë i Lartësuari:

“Ai është i cili çoi mes analfabetëve një të Dërguar nga vetë mesi i tyre duke u kënduar atyre Vargjet e Tij, duke i pastruar ata (nga ndytësia e mosbesimt dhe e politeizmit) dhe duke u mësuar atyre Librin (Kuranin, Islamin dhe ligjet e Tij) dhe Hikmetin (sunetin – urtësinë e të Dërguarit të Allahut, rrugën e sjelljes dhe vënien në jetë të ligjit të Allahut, sipas shembullit të tij -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-)”  [El-Xhumuah: 2]

Fjala e Allahut: “.. duke u kënduar atyre Vargjet e Tij” përbën përbërësin e parë të Davetit, i cili është: qartësimi dhe arritja e Islamit tek njerëzit.

Fjala e Allahut: “… duke i pastruar ata (nga ndytësia e mosbesimt dhe e politeizmit)” përbën përbërësin e dytë të Davetit, i cili është: edukimi dhe mësimi.

Fjala e Allahut: ” dhe duke u mësuar atyre Librin (Kuranin, Islamin dhe ligjet e Tij) dhe Hikmetin (sunetin – urtësinë e të Dërguarit të Allahut, rrugën e sjelljes dhe vënien në jetë të ligjit të Allahut, sipas shembullit të tij -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-)”  përmbledh përbërsin e tretë të Davetit: praktikimi dhe zbatimi, sepse libri i përmendur në ajet është Kurani dhe suneti i të Dërguarit është urtësia.

Sunet në kuptimin gjuhësor do të thotë: rrugë, kështuqë kuptimi i ajetit: “duke u mësuar atyre Librin (Kuranin, Islamin dhe ligjet e Tij) dhe Hikmetin (sunetin – urtësinë e të Dërguarit të Allahut, rrugën e sjelljes dhe vënien në jetë të ligjit të Allahut, sipas shembullit të tij -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-)”  është: ju mëson rrugën e zbatimit të Kuranit. Dhe me të vërtetë që suneti I Profetit -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- jua ka qartësuar muslimanëve zbatimin e Kuranit në nivel individual dhe shoqëror

Përktheu: Adelina Allkoçi

Literatura: “Fikhu-dawa”

Leave a comment