Rreth nesh

Faqja “Besimtarët” synon përhapjen e diturisë fetare Islame dhe rrënjëzimin e metodologjisë së ehli suneh uel xhemaa, te të gjithë myslimanët dhe te ata të cilët hulumtojnë pas të vërtetës. Këtë gjë, faqja “Besimtarët” e bën nëpërmjet materialeve të saj edukative, mësimore.

Qëllimet e faqes “Besimtaret“:

1. Përhapja e besimit të ehli sunetit dhe parimeve të Islamit.

2. Përhapja e diturisë fetare, e cila është e ndërtuar mbi argumente dhe baza fetare.

3. Dhënia rëndësi studimeve të ndryshme, të cilat do të ndihmojnë në këshillimin dhe përmirësimin e popullit tonë.

4. Njoftimi i lexuesve me aktualitetin e myslimanëve në përgjithësi, qoftë në aspektin politik, ekonomik, ideologjik apo pedagogjik.

5. Thirrja në bashkimin e mundësive dhe kapacitetit të myslimanëve dhe thirrja për t’u larguar nga fanatizmi lokal, partiak apo grupor.

E lusim Allahun të na japë sinqeritet në fjalë dhe vepra, të na falë të gjitha gjynahet, ato që shihen dhe të tjerat të fshehta, të na japë të mirat në këtë dynja dhe më të mirën e Ahiretit, xhenetin Firdeus dhe shikimin e Fytyrës së Allahut. Amin

Leave a comment