Rrobat e shkurtra

❓Eselamu alejkum dua ta di nese kur je me familjen e burrit dmth perveç kunatit a lejohet te rri me rroba te shkurtra ose te ngushta??
📌Përgjigje nga Adelina Kuçana.
Falenderimi i takon Allahut.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Ue alejkum selam!

Nuk lejohet qe gruaja te veshë rroba te shkurtra qofte perpara atyre qe i lejohet te dale e pambuluar (kujdestareve, pergjegjeseve te saj, perveç burrit perpara te cilit lejohet) qofte dhe para grave.

Ndersa përsa i përket veshjes së rrobave të ngushta, nëse janë shumë të ngushta që bëhen shkak i terheqjes së vemendjes dhe janë përshkruese të trupit nuk lejohet veshja e veshjeve të tilla qoftë para maharimeve të saj (njerëzve që i lejohet që të dalë e zbuluar para tyre, përgjegjësve dhe kujdestarëve të saj; perjashtohet nga keta vetem burri, para te cilin lejohet), qoftë edhe përpara grave.

Por nëse nuk janë shumë të ngushta  qe nuk tërheqin vëmendjen dhe nuk pershkruajnë trupin dhe janë mbuluese të pjesëve të trupit lejohet veshja e tyre.
🔹Gratë muslimane duhet të cilësohen me cilësinë e modestisë dhe turpit, të cilën e llogariti atë Profeti, paqja qoftë mbi të- degë prej degëve të e besimit:
“Besimi ka shtatëdhjetë e ca degë, më e larta prej tyre është thënia “La ilahe il-lall-llah” [ Nuk ka Zot që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut], ndërsa më e ulëta është heqja e pengesës nga rruga. Edhe turpi është degë e imanit.” (Sahihu Muslim)
Kështu modestia, turpi, mbulimi i trupit të saj janë të gjitha morale që e ruajnë gruan muslimane dhe e karakterizojnë ate.
🔹Perkujtojme ketu hadithin e Profetit -alejhi selam- ne te cilin permend rrezikun e neglizhimit te mbulimit te trupit nga grate, qofte edhe perpara atyre qe u lejohet te dalin te pambuluara, ku thotë:
“Do te kete gra te mbuluara, por (janë) te zbuluara….

Ato nuk do te hyne ne xhenet e as qe do ta ndjejne eren e tij… .”
Dhe kjo, sepse gruaja mund te veshe nje rrobe, por nuk eshte mbuluese e trupit te saj dhe ne fakt llogaritet e pambuluar (e paveshur). Si psh te veshe rroba shume te tejdukshme qe e pershkruajne ndoshta edhe ngjyren e trupit, apo rroba te shkurtra qe nuk i mbulojne pjeset e trupit, apo edhe shume te ngushta qe e pershkruajne plotesisht trupin dhe llogaritet gruaja ne te vertete e zbuluar.
🔹Muslimania duhet te jete shembull i mire ne veshjen e saj duke pasuar keshtu edhe nënat e besimtarëve, gratë e sahabëve – Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë ata- për të qënë e kujdesshme në veshjet e saj dhe për tu karekterizuar me cilësinë e modestisë dhe të turpit..
Allahu është i Gjithëdijshmi dhe Suksesi është në Dorë të Tij.