Kuptimi i fjalës “Akide”

‫imagesCAFM1HTH - نسخةKuptimi gjuhësor i (besim) është marrë nga rrënja akide që do të thotë: lidhja e diçkaje, kështu edhe ai që beson lidh zemrën e tij me atë që beson. Akidja është vepër zemre: është besimi që ka zemra në diçka dhe vërtetimi i saj.

Ndërsa kuptimi termologjik i fjalës akide është një sërë çështjesh që i pranon llogjika, instikti dhe origjina e njeriut, me të cilat e lidh njeriu zemrën e tij, i sigurt në saktësinë e tyre, i bindur në ekzistencën e tyre dhe provat  e tyre. Dhe nga këto çështje është besimi i njeriut për ekzistencën e Allahut dhe që nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Tij. Besimi  në melaikët, në librat e Tij, në Profetët dhe të Dërguarit e Tij, në Ditën e Gjykimit dhe në Kaderin e Allahut, të cilat quhen shyllat e besimit.

Feja ndahet në dy lloje: besim dhe vepër.

Besimi është vepër zemre, siç e përmnem më lart, nuk lidhet me mënyrën e të veprimit, por përfshin si p.sh, besimin në Allahun që është Zot, Mbizotërues dhe që meriton të adhurohet vetëm Ai, dhe besimi në shtyllat e tjera të besimit.

Veprat janë ato që lidhen me mënyrën e të vepruarit si p.sh,: namazi, agjërimi, zekati e të gjitha veprat e tjera në bazë të cilave gjykohet se besimi nga rrjedhin këto vepra është i saktë apo jo.  Kështu që akidja e pastër është bazë në të cilën ndërtohet feja dhe pranohen me këtë akidë të pastër veprat e njeriut. Thotë Allahu: “…Kështu pra,kushdo që shpreson për Takimin me Zotin e Tij, le të punojë mirësi dhe drejtësi deh të mos i bashkojë askënd për shok në adhurimin Zotit të tij”[El-Kehf:110]

“Dhe sigurisht që tashmë të është shpallur ty (Muhamed a.s) si edhe atyre (të Dërguarve) para teje: “Në qofte se bashkon të tjerë në adhurim me Allahun, sigurisht që gjithë punët tuaja do të jenë të pavlera dhe padyshim që do të ishe nga të humburit”[Ez-Zumer:65]

“Vërtetë që Ne ta kemi zbritur Librin ty (Muhamed a.s) me të vërtetën. Adhuro pra, Allahun (Një të Vetëm) duke plotësuar detyrat e fesë së Tij me çiltërsi e përkushtim vetëm për Hir të Tij (dhe jo për t’u dukur, dhe mos i bashko gjë Atij në adhurim)”[Ez-Zumer:1,2]

Këto ajete dhe shumë të tjera si këto me të njëjtin kuptim dëshmojnë se veprat nuk pranohen vetëm se duke qënë të pastruara nga shirku. Për këtë qëllim i dhanë rëndësi të Dërguarit përmisimit të akides në radhë të parë, kështu që gjëja e parë që ftuan në të popujt e tyre ishte adhurimi i Allahut, Një të Vetëm dhe lënia shirkut, ashtu siç thotë Allahu: “Dhe me të vërtetë që Ne kemi çuar te çdo Umet  (bashkësi njerëzish, popull, komb) të Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëmAllahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit  (gjithçkaje që adhurohet përveç Allahut )” [En-Nahl:36]

Dhe secili profet gjëja e parë që urdhëroi popullin e tij ishte: “Adhuroni Allahun! Nuk keni Ilah  (të adhururar, perëndi) tjetër veç Atij”[El-Araf:59,65,73,85] Këtë e tha Nuhu, Hud, Salih, Shuajb dhe të gjithë profetët e tjerë popullit të tij. Dhe qëndroi Profeti Muhamed -salallahu alejhi ue selem- në Mekë 13 vite duke i ftuar njerëzit në teuhid (Njehsim) dhe në përmisimin e akides, sepse akidja është baza në të cilën ndërtohet feja. Duke ndjekur rrugën e profetëve thërritësit në islam dhe ata që ftojnë njerëzit në të mirë duhet të thërrasin në fillim në teuhid dhe përmisimin e akides pastaj me urdhëresat e tjera të fesë.

Akidja është e qëndrueshme dhe nuk mund të jetë e saktë vetëm se me argumente nga Kurani dhe suneti i Profetit –salallahu alejhi ue selem-, sepse askush nuk është më i ditur se Allahu dhe askush nuk e din se çfarë Ai meriton përveç Tij dhe më i dituri për atë që meriton Allahu të adhurohet është i Dërguari i Allahut –salallahu alejhi ue selem-. Për këtë arsye të parët tanë të mirë (selef es-salih), dhe kush i ndoqi ata, u përqëndruan në marrjen e akides së pastër vetëm nga Kurani dhe suneti. Atë që dëshmoi, (argumentoi) Kurani dhe suneti për Allahun besuan në të dhe vepruan me të, ndërsa atë që nuk dëshmoi (argumentoi) Kurani dhe suneti e mohuan atë nga Allahu duke mos pasur në këtë mënyrë kontradita dhe kundërshtime, por ishte besimi i tyre i njëjtë dhe ishin të bashkuar,  sepse Allahu i mori në mbrojtje ata që kapen pas kuranit dhe sunetit që të jenë të bashkuar dhe në rrugë të saktë. Thotë Allahu: “Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas Litarit të Allahut (kuranit) dhe mos u ndani mes jush dhe mbani në mendje Përkujtimine Allahut përmbi ju, pasi ju qetë armiq mes njëri-tjetrir, po Ai bëri bashkimin mes zemrave tuaja, kështu që me Mirësinë u bëtë vëllezër (në besimin islam); dhe qetë në buzë të greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj” [Ali Imran:103]

“.. Pastaj nëse ju vjen te ju (o njerëz) udhëzim prej Meje, atëherë kushdo që ndjek Udhëzimin Tim, nuk do të humbë, as nuk do të bjerë në mjerim e skamje” [Taha:123] Dhe kështu u quajtën “grupi i shpëtuar”, sepse Profeti –salallahu alejhi ue selem- dëshmoi për ta ndërkohë që lajmëroi për ndarjen e muslimanëve në 73 grupacione të gjitha do të jenë në zjarr përveç njërës, e cila është që ndjek rrugën e Profetit dhe të shokëve të tij. Disa njerëz e ndërtuan akiden e tyre duke mos u bazuar në kuran dhe sunet, por në filozofi kështu që u ndanë dhe u formuan grupacionet për të cilat kishte paralajmëruar Profeti –salallahu alejhi ue selem-.

Largimi nga akidja e saktë të çon humbje, sepse akidja e saktë të nxit për vepra të dobishme, ndërsa ai që nuk e ka akiden e pastër është i sulmuar nga dyshimet dhe paqartësitë të cilat ja turbullojnë pamjen e nuk arrin të shohë të vërtetën.

Adelina Kuçana

Literatura: “Mebahith filakide”

“Akidetu-teuhid”

Leave a comment