❓ Selam alejkum te nderuara motra, kam nje pyetje rreth Namazit:
Namazet farz 4 rekatesh unë gjithmonë i kam falur te gjitha rekatet me rradhe dhe ne fund kam dhenë selam.
Para dy ditesh isha me pushime ne kosove dhe duke biseduar atje me disa vajza besimtare, ato me treguan qe per te rinjet me sevap eshte p.sh. dy rekate farz me i fal dhe me dhene selam dhe pastaj me vazhdu me rekatet sunet dhe me dhene prape selam.
Po ashtu nese e gabon apo ngaterron nje ajet ne Namaz duhet t’i shtohen Namazit 2 rekate. Ju kisha lut per ajetet kuranore ne te cilat pershkrujne keto çështje saktesisht sepse me hulumtime te mija nuk arrita te gjej shpjegimin e sakte te ketyre qe me treguan ato motrat dhe ne fakt aq u irritova saqe harrova ti pyes ato motra se ne cila ajete ato bazohen. Allahu ju dashtë dhe ju shperbleftë.
Pra edhe njehere unë nuk bera pyetjen se sa rekate duhet te falen sepse kete njohuri e kam (Elhamdulilah) por ishte pyetja e te dhenes selam pas çdo dy rekate qe falen…. A është e bazuar keshilla e ketyre motrave..
Allahu ju shperbleftë me xhenet!
Përgjigje nga mësuese Adelina Kuçana:
Namazet farze jane te percaktuara dhe ato falen ashtu siç i ka falur Profeti – salallahu alejhi ue selem – :
– sabahu 2 rekate
– dreka 4 rekate
– asri (ikindia) 4 rekate
– akshami 3 rekate
– jacia 4 rekate…
Namazet farze qe sapo i permendem ato qe 4 rekate dhe 3 rekate falen te plota, pra ne rekatin e dyte te secilit prej tyre (4 rekatsh apo 3 rekatesh) ulesh per te lexuar et-hijutun dhe pastaj ngrihesh per te plotesuar rekatin e trete nese eshte aksham dhe rekatin e trete dhe te katert nese eshte namazi i drekes, ikindise dhe jacise.
Pas rekatit te trete jep selam kur eshte namazi i akshamit dhe pas rekatit te katert jep selam nese eshte namazi i drekes, ikindise dhe jacise.
Keshtu i ka falur Profeti – salallahu alejhi ue selem – namazet farze ne te gjitha trasmetimet qe jane trasmetuar per faljen e namazit farz dhe Profeti – salallahu alejhi ue selem – ka thënë :
صلوا كما رأيتموني أصلي
“Faleni ashtu siç me keni pare mua te falem”
Ndersa namazet sunete te cilat falen para ose mbrapa namazeve farze, qe quhen ndryshe rauatib, ato qe jane kater rekate falen dy nga dy, pra fal dy rekate jep selam, pastaj fal dy te tjerat dhe jep selam.
Kjo jo vetem per rautibet, por per te gjitha namazet nafile dhe namazin e nates, qe ato falen nga dy rekate.
Kane ardhur argumente te sakta qe Profeti – salallahu alejhi ue selem – ka thënë :
“صلاة الليل مثنى مثنى ”
“Namazi i nates falet dy nga dy”
(Trasmeton Buhariu)
Ndersa ne nje trasmetim qe e trasmeton Tirmidhiu dhe e ka saktesuar Albani – Allahu e mëshiroftë -, Profeti – salallahu alejhi ue selem – ka thënë :
صلاة الليل والنهار مثنى مثنى ”
“Namazi i nates dhe i dites (sunetet) falen dy nga dy”
Pra pas çdo dy rekate jep selam.
Keshtuqe nese do te falesh p.sh namazet sunete te drekes qe jane 4 rekate para farzit keto 4 rekate sunete do ti falesh 2 rekate te japesh selam pastaj te falesh dy rekate te tjera dhe te japesh selam..
Vetem nese udhetare namazet farze 4 rekateshe shkurtohen, pra dreka, ikindia dhe jacia nga 4 rekate falen 2 rekate namaz.
Kjo eshte praktika qe ka bere Profeti – salallahu alejhi ue selem -dhe mendimi me i sakte eshte qe shkurtimi eshte detyre kur je udhetare.
Ndersa namazet sunete kur je ne udhetim nuk falen, sepse Profeti – salallahu alejhi ue selem – nuk i ka falur gjate udhetimit te tij (flitet per rauatibat sunet 12 rekate qe falen para dhe mbrapa namazeve farz), por nese udhetari deshiron te fal nafile mund ti fal…