Mesimi i dytë i akides: Kuptimi i Teuhidit

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Folem ne mesimin e pare te Akides per kuptimin dhe rendesine e dijes, gjykimin e kerkimit te dije dhe disa baza qe e ndihmojne kerkuesin e dijes per te arritur dijen. Dhe thame se ska dyshim se me dije kuptojme dijen fetare…dhe nder me kryesoret eshte teuhidi dhe mesimi i saj.

Po cila eshte rendesia e teuhidit??

Per kete do te flasim pikerisht sot ne mesimin tone te  dyte.

Ne fillim do te permendim kuptimin e fjalës teuhid

  • Kuptimi i teuhidit

 

Fjala teuhid ne kuptimin gjuhesor vjen nga arabishja
وحد يوحد توحيدا

Qe do te thote ta jete i vetem, njehsim.

Ndersa ne kuptimin termologjik, Teuhidi është: “Ta veçosh vetëm Allahun me adhurim”: të largohesh nga shirku dhe distancimi nga ithtarët e saj.

Disa dijetare te tjerë e kanë perkufizuar si vijon: “Teuhidi është dituria dhe pranimi bashkë me besimin e paluhatshëm se Allahu është Ai i Vetmi i cili është i veçuar me emrat e Tij të bukura dhe njësimi i Tij me cilësitë më të plota me Madhërinë e Tij, lavdinë e Tij si dhe përkushtimi i adhurimit vetëm ndaj Tij” Dhe siç do te vijoje ne mesimin e ardhshmem nga ky perkufizim do te nxjerrim llojet e teuhidit.

  • Rendesia e Teuhidit:
  1. Teuhidi shtylla më madhështore islame

Teuhidi është shtylla kryesore e Islamit dhe njeriu nuk mund të hyjë në fenë islame pa e dëshmuar atë, gjegjësisht pa ia kushtuar tërë adhurimin vetëm Allahut dhe askujt tjetër. I Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“بني اﻹسلام علی خمس شهادة أن لا إله إلا الله، وإقامة الصلاة، و إيتاء الزكاة، وصوم رمضان، وحج البيت”
“Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se askush dhe asgjë përveç Allahut nuk meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, pastaj falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe kryerja e haxhit.”

(Per motrat qe kuptojne arabisht I kam shkruar hadithet dhe ajetet arabisht Dhe preferohet mesimi I tyre arabisht)

Pika e pare besoj eshte e qarte, dhe ndoshta shume prej nesh e ka zbatuar ate gjate pranimit te Islamit.

  1. Teuhidi gjëja më e rëndësishme dhe obligimi i pare

Për shkak të rëndësisë së tij, teuhidit duhet t’i jepet përparësi ndaj të gjitha çështjeve tjera të rëndësishme. Teuhidi është çështja e parë në të cilën duhet ftuar njerëzit, siç i tha i Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, Muadhit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur e dërgoi për në Jemen:
)إنك تأتي قومًا من أهل الكتاب فادعُهم إلى شهادة أن لا إله إلا الله وأني رسول الله..)
“Ti po shkon te një popull që janë ithtarë të librit, prandaj le të jetë gjëja e parë në të cilën do t’i thërrasësh dëshmia se askush dhe asgjë përveç Allahut nuk meriton të adhurohet”,

Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet:

 

وفي رواية: “إلی أن يوحدوا الله”
“Që ta veçojnë Allahun në adhurim”

Pra gjeja e pare qe ftohet njeriu jo musliman eshte teuhidi.

Disa gabime qe behen zakonisht ne davet duke mos e zbatuar kete pike. Psh njeri sapo eshte futur ne Islam akoma nuk e ka te qarte teuhidin dhe ti e urdheron per te vajtur ne haxh. Ne kemi edhe traditen e Profetit qe qendroi 13 vite duke ftuar vetem ne Teuhid.

 

  1. Pa teuhid nuk pranohen ibadetet (adhurimet)

Teuhidi është kusht për vlefshmërinë e ibadeteve dhe bazë për pranimin e tyre.
Ibadetet nuk mund të quhen ibadete pa teuhid, ashtu si namazi nuk mund të quhet namaz pa pasur abdes. Pra, shirku, që është e kundërta e teuhidit, shkatërron çdo ibadet që e shoqëron ai, sikurse hadethi që e prish abdesin.

  1. Teuhidi shkak për siguri dhe udhëzim në këtë dhe botën tjetër.

Argument për këtë është fjala e Allahut:

(الَّذِينَ آمَنُوا وَلَمْ يَلْبِسُوا إِيمَانَهُمْ بِظُلْمٍ أُولَٰئِكَ لَهُمُ الْأَمْنُ وَهُمْ مُهْتَدُونَ) [Sura Al-Anaam : 82]

“Sa për ata që besojnë dhe nuk e ngaterrojnë besimin e tyre me padrejtësi (zullum), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.”

Fjala padrejtësia që përmendet në këtë ajet nënkupton shirkun, siç na e ka sqaruar këtë i Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të.

Ibën Kethiri, në komentimin e këtij ajeti, thotë: “Domethënë ata që ia kushtojnë tërë adhurimin vetëm Allahut, i Cili është i Vetëm dhe s’ka rival, duke mos i shoqëruar Atij asgjë në adhurim do të jenë të sigurt në Ditën e Kijametit dhe të udhëzuar në dunja dhe ahiret. Ai që e jetëson teuhidin në mënyrë të plotë do të ketë siguri dhe udhëzim të plotë dhe do të hyjë në xhenet pa u ndëshkuar.”

Shirku pra është padrejtësia më e madhe, kurse teuhidi është kulmi i drejtësisë.
Ka ardhur në transmetim të saktë nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se ai e shpjegoi fjalën “edh-dhulm” (padrejtësia) në këtë ajet me atë që ka ardhur në ajetin e sures Lukman:

(يَا بُنَيَّ لا تُشْرِكْ بِاللَّهِ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيم)
“O biri im mos i bëj shirk Allahut, se me të vërtetë shirku është padrejtësia më e madhe.”Lukman, 13

Kështu që, me fjalën padrejtësi këtu është për qëllim shirku dhe jo gjynahet. Pra, siguria dhe udhëzimi i plotë janë për ata që e realizojnë plotësisht.
Dhe sa më shumë që robi e realizon Teuhidin, aq më shumë siguri dhe udhëzim arrin për shkak të realizimit të Teuhidit dhe braktisjes së krejt shirkut, i madh dhe i vogël. Dhe jo gjunahet e vogla Sepse ne gjuhen arabe fjala padrejtesi (
الظلم) perfshin shirkun dhe gjynahet, por Profeti na e sqaroi se me te vertete padrejtesia me e madhe eshte shirku.

  1. Teuhidi shkak për të hyrë në xhenet dhe për të shpëtuar nga zjarri.

I Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
)من شَهِدَ أَنْ لا إِلَهَ إِلا اللَّهُ وَحْدَهُ لا شَرِيكَ لَهُ ، وَأَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ : وَأَنَّ عِيسَى عَبْدُ اللَّهِ وَرَسُولُهُ ، وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَى مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِنْهُ ، وَأَنَّ الْجَنَّةَ حَقٌّ وَأَنَّ النَّارَ حَقٌّ ، أَدْخَلَهُ اللَّهُ الْجَنَّةَ(
“Kush dëshmon se askush dhe asgjë përveç Allahut nuk meriton të adhurohet, i Cili është i Vetëm, pa rival dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, dhe njëhkohësisht dëshmon se Isa është robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij, se është fjala e Allahut që ia dërgoi Merjemes dhe një prej shpirtrave që i krijoi Ai dhe dëshmon gjithashtu se xheneti është i vërtetë dhe se xhehenemi është i vërtetë do ta fusë Allahu në xhenet me aq vepra që ai i ka bërë.”

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, po ashtu ka thënë:
)فإن الله قد حرم على النار من قال لا إله إلا الله يبتغي بذلك وجه الله (
“Allahu ia ka ndaluar zjarrit ta djegë atë që thotë “la ilahe il-lallah” duke kërkuar kënaqësinë e Allahut.”

  1. Teuhidi urtësia e krijimit të njerëzve dhe xhinëve.

Allahu i Madhërishëm thotë:
)وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ) [Sura Adh-Dhariyat : 56 ]

“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.”

Domethënë për të më veçuar në adhurim. Nuk u dërguan pejgamberët, as nuk zbritën librat, as nuk u bënë kushtetutat e as nuk u krijuan krijesat për tjetër përveçse për ta veçuar Allahun në adhurim, duke mos adhuruar askënd tjetër.

Dhe kete ajet mund ti jepet argument atyre qe thone te shijojme kete jete. Allahu na terheq vemendje qe nuk u krijuam kot, por u krijuan me nje qellim dhe me nje urtesi Ai eshte adhurimi I Allahut Nje te Vetem. Dhe per kete qellim Allahu zbriti librat e shenjtë dhe dergoi te derguarit

Allahu na furnizofte dije te dobishme dhe të vepruarit me te!

Dhe duaja jo e e fundit: Falenderimi i takon Allahut Zotit te boterave!

Shkeputur nga libri:
التوحيد الميسر لعبد الله الحويل