A lejohet te hahet nga gruaja lehone???

Selam alejkum.

Deshta me ju pyte  ne lidhje me nje qeshtje , rreth gruas lehonis a ka naj argument fetar qe nuk ben me ja hanger ushqimin qe ben gjat kesaj kohe, per arsyje qe e qujen te pa pastert ne disa vende tona…Allahu t shperbleft moter e dashur..

Ue alejkum selam!

Gruaja ne kohen e menstruacioneve ose lehonise (sepse kane te njejtin gykim) nuk eshte e papaster, sepse Profeti ka thene:

“Besimtarin nuk e ben ate asgje te papaster” i papsatert eshte vetem gjaku qe del per te shkak te cilit Allahu ndaloi marrdheniet seksuale me te gjate menstruacioneve.
Transmeton Enesi -Allahu qofte i kenaqur me te- se çifutet kur grate e tyre iu vinin mestruacionet nuk hanin ushqimin qe ato gatuanin dhe nuk uleshin ne nje vend me to dhe kur Sahabet e pyeten Profetin -paqja e Zotit qofte mbi te- zbriti ajeti:

“Te pyesin ty per menstruacionet? Thuaj ato jane adha (gje e demshme). Mos iu afroni grave në kohën e menstruacioneve” [El-Bekare: 222] Ka thënë Profeti -paqja e Zotit qofte mbi te-: “Bëni me to çdo gjë përveç marrëdhënieve seksuale”

Ne kete hadith shikohet edhe kundershtimi i çifutev, sepse ne jemi te urdheruar pwr ti kundershtuar ata ne adhurimet dhe zakonet e tyre.

Keshtu qe nuk ndalohet guaja me menstruacione ose lehone nga punet e shtepise: gatimi etj, sepse ajo eshte e paster.

Eshte transmetuar biles qe Profeti -paqja e Zotit qofte mbi te- ka pire ne te njejten gote qe kishte pire Aishja-Allahu qofte i kenaqur me te- dhe ajo ishte me menstruacione.

Ky hadith deshmon qarte se profeti piu ne te njejten gote me te, sepse gruaja me menstruacione ose lehone jane te pastra: duart e tyre, trupi i tyre.