Abdesi gjatë guslit

❓Eselam aleikum we rahmetullahu we berekatuhu mesuese….
Pyetja: Gjate pastrimit kur kemi te bejme me pastrim te trupit kur te marrim gusel a ka nevoje njeriu te merr edhe abdes apo veten gusel mjafton me kaq.
📌Përgjigje nga Adelina Kuçana.
Falenderimi i takon Allahut Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Ka dy mënyra të guslit:
1- Mënyra e obligueshme, e cila është përfshirja e tërë trupit me ujë, domethënë që njeriu të lajë tërë trupin me ujë (këtu futet edhe shpëlarja e gojës dhe hundës). Në këtë mënyrë mjaftohet me larjen e trupit dhe pershkrimin e ujit në gjithë trupin pa marrë abdes.
2- Mënyra e pëlqyeshme e marrjes së guslit është ashtu siç ka ardhur në hadithin e Aishes -radiAllahu anha- se: Profeti -salallahu alejhi ue selem- kur pastrohej nga xhunubllëku, së pari pastronte duart e tij, pastaj hidhte ujë me dorën e djathtë në të majtën dhe pastronte organin e tij, pastaj merrte abdes sikur që merr për namaz, pastaj merrte ujë dhe i fuste gishtat e tij në flokë, dhe kur e shihte se i ka lagur ato (ka përshkruar ujin në to), hidhte tri grushtë me ujë mbi kokën e tij, pastaj hidhte ujë mbi tërë trupin e tij, dhe pastaj i lante këmbët e tij”. (Buhariu dhe Muslimi) .

Dhe kjo menyrë është e pëlqyeshme gjatë marrjes gusël duke përfshirë edhe marrjen abdes sipas sunetit të Profetit -alejhi selam-.
Me këtë kuptojmë se nuk është detyrë të merret abdes gjatë guslit, por është sunet dhe nëse arrihet larja dhe përshkrimi i ujit në gjithë trupin, duke përfshirë larjen e gojës dhe hundëve; gusli është i saktë.