Istinxhaja

Me Emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të
dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në
Ditën e Gjykimit.

Istinxhaja nënkupton pastrimin e organit përkatës pas nevojës
përkatëse me ujë, gurë e të ngjashme. Quhet Istixhmar, sepse përdoren
gurë (xhimar dhe ato janë gurë) për pastrimin ose Istitabe’, sepse
pastrohet trupi me largimin e papastërtisë.
Istinxhaja është e obliguar, sepse ndytësira ka përshkuar disa pjesë të
trupit dhe se largimi i ndytësirës nga trupi apo rrobat është obligim.
Bazuar në hadithin e Profetit –alejhi selam-:
لا يستنجى أحدكم بدون ثلاثة أحجار
“Mos të pastrohet ndonjëri prej jush me pak se me tre gurë” (Muslimi
262) me të cilën kuptohet që është haram pastrami me më pak se tre gurë.

Arrihet istinxhaja me njerën nga këto të dyja:
1- Me gurë ose me çdo gjë të ngurtë që e largon papastërtinë, por
të mos jenë të respektuara, si psh: gjethet, dru..etj me të cilat
realizohet pastrimi dhe largimi i papastërtisë.
Nuk lejohet nëse pastrohet me gurë të përdorë më pak se tre (dhe kjo
është më e sakta), duke u bazuar nga argumentet e mëposhtme:
1- Nga hadithi i Sulejmanit që thotë: “Na ka ndaluar Profeti –alejhi
selam- të drejtohemi nga kibla për nevojë të madhe apo të vogël … apo të
pastrohemi me më pak se tre gurë” . (E transmeton Muslimi 262)
2- dhe nga fjala e profetit alejhi selam: “Nëse shkon ndonjëri prej jush
në banjë, të pastrohet me tre gurë se ato mjaftojnë”
Nëse arrihet pastrimi me tre gurë mjaftohemi me aq, nëse nuk arrihet
pastrimi me tre gurë duhet të gjejmë të tjerë derisa të pastrohemi
plotësisht.
o Nuk lejohet pastrimi me bajgë ose kockë.
Transmetohet nga Abdurrahman bin El- Esued nga i ati i tij se ai ka
dëgjuar Abdullahin të thotë: “I erdhi profetit alejhi selam nevoja dhe më
urdhërojë mua ti sillja tre gurë. Gjeta dy gurë dhe kërkova për të tretin
por nuk gjeta dhe mora një bajgë dhe ia solla. Ai i mori dy gurët dhe e
hodhi bajgën dhe tha: kjo është e pistë” [Buhariu 156]
Transmetohet nga Xhabiri – radija Allahu anhu – se ka thënë: “Ka
ndaluar profeti alejhi selam të pastrohemi me kockë apo bajgë” [Muslimi]
E ka arsyetuar profeti alejhi selam shkakun e ndalimit të pastrimit me
bajgë dhe kockë sepse është ushqim për vëllezërit tanë xhinë, siç është tek
hadithi i Ibën Mes’udit – radija Allahu anhu –nga profeti alejhi selam se
ka thënë: “Mos u pastroni me bajgë e as me kockë, sepse ai është ushqim i
vëllezërve tuaj (nga xhinët)” [Muslimi 782, Timidhiu me shtesen (nga
xhunët) dhe e ka saktësuar Albani].

2- Pastrimi me ujë.
Transmetohet nga Enes bin Maliku se ka thënë: Profeti alejhi selam
kur dilte për të kryer nevojën vinim unë me një djalë me një enë prej
lëkure me ujë, d.m.th. pastrohej me të [ Buhariu 151, Muslimi 270, 271].

Edukata e instinxhase

1- Mospastrimi me të djathtën.
Kjo për shkak se ka ardhur në hadithin e Selmanit: “ … Na ka ndaluar
ti drejtohemi kibles për nevojën e madhe apo të vogël, të pastrohemi me të
djathtën apo të pastrohemi me më pak se tre gurë ” [Muslimi 262]
Transmetohet nga Ebu Katade – radija Allahu anhu – se ka thënë: Ka
thënë i dërguari i Allahut sala Allahu alejhi ue selam: “Kur të vejë në banjo
të mos e prekë organin me dorën e djathtë dhe të mos pastrohet me të
djathtën. ” [Buhariu 153, Muslimi 267]
2- Të mos e prekë organin me të djathtën
Hadithi I ebi Katedes.
3- Fërkimi i dorës pas tokës pas pastrimit.
Transmetohet nga Ebu Hurejra – radija Allahu anhu – “se Profeti –
sala Allahu alejhi ue selam – kreu nevojën pastaj u pastrua nga një enë
pastaj fërkoi tokën përtoke” [Hasen ligajri).

Përgatiti: Adelina KuÇana
1 Janar 2017