Sa i saktë është ky hadith?

❓Selam alejkum mesuese ne lidhje me hadithin kush fal namazin e sabahut ben dhikrin pas namazit, dhikrin e mengjesit, ben dhiker ose lexon Kuran pastaj pret sa te lind dielli dhe fal dy rekat naamaz eshte sikur ka ber umre dhe haxh, eshte i sakt ky hadith?
Ne se eshte i sakte a eshte kusht qe mos te levizesh nga vendi i faljes dmth qe kur falim sabahun nuk duhet te levizesh nga vendi i faljes qe te marim shperblimin e plote?Allahu ju shperblefte per punen qe beni,
Allahu ju pranofte agjerimin!

📌Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falënderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

Ue alejkum selam!

Këtë hadith e ka transmetuar Tirmidhiu dhe dijetarêt kanë dhënë mendime të ndryshme për gradën e hadithit që është i dobët apo jo?

Shejh Albani -Allahu e mëshiroftë- e ka saktësuar në librin e tij “Silsiletu sahiha” (nr 3403)

🌱 Ka thënë shejh Ibn Uthejmijn -Allahu e mëshiroftë- kur është për të njëjtën pyetje:

“Nëse ky hadith është i sakte ka për qëllim vetëm burrat, kjo sepse gratë nuk e kanë detyrë xhematin (sepse në hadith êshtë kufizuar të falë namazin me xhemat); kështuqë është e veçantë për atë qê e kanë detyrë xhematin dhe ata janë burrat.
Por nëse gruaja qëndron në vendin e faljes në shtepinë e saj, përmend Allahun derisa të lindë dielli dhe të ngrihet (në qiell) sa gjatësia e shtizës, pastaj fal dy rekate shpresohet për të shpërblimi i veprës së bërë”
(Shiko: Fetva “Nurun ala derb”)

Allahu e di më së miri!

mbi të Dërguarin e Tij.