Ndërrimi i mesteve

❓Po nqs merr mes’h ….pastaj pa dashje i nderron mestet …….dhe iken me fal namaz …..a pranohet ky lloj abdesi ….a te quhet namazi?????

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij.

Nese i nderron mestet dhe ti je me abdes, abdesi mbetet dhe quhesh e paster dhe namazi eshte i sakte.
Por a lejohet te jepet mes’h ketyre mes’heve te dyta?

Nese ky eshte abdesi i pare qe nuk e ke prishur pas veshjes se mesteve te para dhe nese i vesh te tjerat lejohet tu japesh mes’h te dyta, sepse ti vazhdon te jesh ne pastertine e kembeve te lare me uje dhe te fillon ne kete rast llogaritja e kohes pas dhenies mes’h mbi mes’het e dyta .

Por nese ti ke abdes me dhenien mes’h mesteve te para dhe pastaj i ke hequr nuk lejohet qe tu japesh mes’h te dytave, sepse duhet ti veshesh me abdes me larje e kembeve me uje.

Pra shkurtimisht nese hiqen mes’het dhe ti je me abdes lejohet te falesh, sepse je e paster dhe me heqjen e mes’heve nuk prishet abdesi nese nuk e ke prishur me gjerat e prishin abdesin.
Por nese u ke dhene mes’h mesteve dhe i ke hequr nuk lejohet tu japesh mes’h nese i vesh perseri pa marre abdes te plote dhe te lahen kembet.