Pyetje: Vendosja e fotove në facebook…

imagesCA2XJFPKSelam alejkum mesuese.nje pyetje kisha per ty.
A lejohet te nxjerresh ne facebook foto, femrat e mbuluara dmth, sepse po e hasim shumë shpesh kete fenomen kohet e fundit.
Po burrat? Dhe pse? Faleminderit.

Pergjigje:
Falendërimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed dhe mbi familjen, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vendosja e fotove nga burrat   në facebook ose në rrjetet të tjera komunikimi nuk ka gjē, ndërsa vendosja e fotove nga gratë është e ndaluar (haram) dhe kjo për disa arsye:

Së pari: Allahu urdhëroi
gratë e Profetit -paqja qoftë mbi të- dhe gratë e besimtarëve që të mbulohen dhe nëse do të kërkonin diçka prej tyre ta kërkonin atë pas perdes, kjo për të pastruar zemrat e tyre dhe të besimtarëve dhe për t’i larguar ato nga vendet e nënshtrimit dhe jo vetëm kaq, por edhe për të mbrojtur nderin e tyre. Për këtë  Allahu thotë në Kuran:
(وَإِذَا سَأَلْتُمُوهُنَّ مَتَاعًا فَاسْأَلُوهُنَّ مِنْ وَرَاءِ حِجَابٍ ذَلِكُمْ أَطْهَرُ لِقُلُوبِكُمْ وَقُلُوبِهِنَّ)
“E kur të kërkoni prej atyre diçka, kërkoni (atë) prapa perdes. Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyreve.” [Ahzab: 53]
Në qoftë se muslimanja vendos foto personale tek statusi i saj, këto foto shihen nga njerëz të mirë dhe të këqinj gjë që bie në kundërshtim me urtësinë e urdhërimit të mbulesës.

Së dyti: Vendosja e fotove hap një portë të së keqes për gratë dhe për ata që i shohin ato.
Sa kemi dëgjuar dhe lexuar në lidhje me historitë e dhimbshme për shkak të një vendosje të një fotoje, sesi një grua e dlirë dhe e pastër ka rënë në kurthet e atyre që nuk kanë frikë Allahun duke mbetur në fund të zhgënjuara dhe të humbura…
Ka edhe prej atyre të shthurëve që manipulojnē me këto foto me fotoshop duke vendosur fytyra fisnike në trupin e një të pamoralshme…etj.
Dhe nëse do të ndodh njē gjë e tillë, atëherë do të jetë shumë vonë pendimi për veten dhe familjen e saj.

Së treti: Disa nga motrat mendojnë se duke vënë fotot me hixhab (mbulesë) nuk është e ndaluar në Islam, në fakt nuk është ashtu, ajo çfarë përmendem më lart është e mjaftueshme për të parandaluar një gjë të tillë.
Për më tepër, të gjithë e dinë se bukuria e një grua është fytyra e saj…
Dhe pikërisht fytyra është edhe matës për  bukurinë e grave apo jo?!
Dhe vendosja e fotove vetëm se bëhet shkak nënshtrimi dhe fitneje për të dhe për të gjithë ata që i shohin këto foto.

Lusim Allahun që t’i drejtojë gratë muslimane dhe vajzat muslimane drejt mbulesës së tyre dhe mos ekspozimit të në rrjetet e komunikimit, sepse nuk ka dyshim që  mos vendosja e fotove është ruajtje për to dhe nderin e tyre.

Adelina Kuçana (Allkoçi)

Leave a comment