Çrregullimi menstruacional

❓Selam alejkum
Desha te pyes per qrregullimin menstrual , nga qrregullimi nganjeher nuk kam gjakderdhje te rregullt po vetem shenja ngjyre kafe dhe me aq e perfundoj periudhen e ciklit e nganjeher e kafta eshte paralajmruese per gjakderdhjen normale .. por ka raste qe kam shenja te kafta para kohes se ciklit e ato jan njejt si shenjat e ciklit edhe dhimbja e barkut eshte e njejt si te veproj ne kete rast edhe pse nuk kam gjakderdhje a te vazhdoj agjerimin dhe namazin apo ta konsideroj si cikel ?

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana

Falënderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

Ue alejkum selam!
Persa i perket shenjave te kafta duhet te kemi parasysh qe sipas kohes se shfaqjes se tyre kan edhe gjykimet perkatese:

1- Nese keto shenja te kafta dhe te verdha jane gjate kohes se menstruacioneve ato llogariten menstruacion dhe duhet te prese gruaja qe te pastrohet derisa të shohe sekrecionin e bardhe. Bazuar tek hadithi i Aishes -radiAllahu anha- qe u thoshte sahabijeve te presin derisa te shohin sekrecionin e bardhe.

2- Nese keto shenja te kafta apo te verdha jane pas menstruacioneve dhe shfaqjes se sekrecionit te bardhe, atehere ato nuk llogariten asgje dmth nuk llogariten menstruacione, por ato quhen te pastra dhe eshte detyre per gruan te falet dhe te agjeroje. Argument eshte hadithi i Umu Atijes që thote: “Ishim qe nuk e llogarisnim sekrecion e kafte dhe as ate te verdhe asgje (pas paatrimit).

3- Nese keto sekrecione jane ne fillim te menstruacioneve, ne kohen qe gruaja i pret menstruacionet, ato llogariten mestruacione.

Tek shumica e femrave mestruacionet janë me rrjedhje të gjakut me nuanca të ndryshme fillojne me ngjyre te erret pastaj fillon dhe zbehet derisa te jete e kafte dhe e verdhe për disa ditë dhe në fund një shenjë që ovulacioni ka përfunduar (sekrecioni i bardhë) dhe mund te ndodh e kunderta te filloje me ngjyre te kafte pastaj te erresohet dhe dallimi është te sasia që ndryshon nga femra në femër për sasinë e zbrazjes gjatë ovulacionit…

Thënia e dijetarêve që sekrecionet e kafta dhe te verdhat ne kohen e menstruacioneve jane menstruacion përfshin pikerisht edhe fillimin e mestruacioneve.

Allahu e di më së miri.