Shuarja e dritave natën?

Pyetje : Mësuese në disa transmetime përmendet edhe fikja e dritave në kohën e akshamit krahas këtyre që permende, ka argument për këtë?

📌Përgjigje nga Adelina Kuçana.
Falenderimi i takon Allahut.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.
Argumentet qe kane ardhur jane per shuarjen e zjarrit naten…

Po permendim nga këto argumente:

-1 (لا تَتْركوا النَّارَ فِي بُيُوتِكُمْ حِينَ تَنَامُون) متفق عليه.

“Mos e lini zjarrin ne shtepite tuaja kur flini gjume” (Muttefekun alejhi)
2- (احْتَرَقَ بَيْتٌ بِالْمَدِينَةِ عَلَى أَهْلِهِ مِنْ اللَّيْلِ فَحُدِّثَ بِشَأْنِهِمْ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ إِنَّ هَذِهِ النَّارَ إِنَّمَا هِيَ عَدُوٌّ لَكُمْ فَإِذَا نِمْتُمْ فَأَطْفِئُوهَا عَنْكُم) رواه البخاري.

“U dogj nje shtepi naten ne Medine me pjesetaret e saj  ldhe Profeti -salallahu alejhi ue selam- foli per çeshtjen e tyre tha: “Me te vertete, ky zjarr eshte armiku juaj, kur te flini shuajeni ate” (Trans. Buhariu)
3- (خَمِّرُوا الْآنِيَةَ وَأَجِيفُوا الْأَبْوَابَ وَأَطْفِئُوا الْمَصَابِيحَ فَإِنَّ الْفُوَيْسِقَةَ رُبَّمَا جَرَّتْ الْفَتِيلَةَ فَأَحْرَقَتْ أَهْلَ الْبَيْت) رواه البخاري.

“Mbuloni enet, mbyllni portat dhe shuani feneret, sepse miu mund te shkoje tek fitili (e terheq ate) dhe i djeg pjesetaret e shtepise” (Trans. Buhariu)
Dhe ne baze të asaj që është përmendur në hadithe duhet te kemi kujdes nga çdo gjë që mund të jetë shkaku i zjarrit dhe djeges i pjesëtarëve në shtëpi, sepse  zjarri është armik siç eshte permendur edhe ne hadith. Por nese do te kete nevojë per zjarr në shtepi qofte per ndriçim, qofte për ngrohje eshte e lejuar ndezja e ketij zjarri duke u ruajtuar që të mos shkaktojë ndonjë zjarr, sepse shuarja e zjarrit natën është e rekomandueshme (e pëlqyeshme) dhe jo e detyrueshme.
Allahu është i Gjithëdijshmi dhe Suksesi është në Dorë të Tij.