Çrregullime në mestruacione 

Es selam alejkum..un kam vene ne dor nje plastik qe e parandalon shtatzaninë..por une qe tre muaj kam lindur..dhe menstracionet nuk me kane ndaluar..sekrecionin e bardhe se kam pare akoma..po ky menstracion ndoshta eshte prej kesaj plastike qe kam vene per parandalimin e shtatzanise..

A me lejohet te fal namaz dhe te kem maredhenie ..allahu ta shperbleft per nje pergjigje sa me te sakt..
📌Përgjigje nga Adelina Kuçana
Falenderimi i takon Allahut Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.
Ue alejkum selam!

E dashur moter!

Ti duhet te dish qe asnjehere nuk mund te zgjatet lehonia dhe mestruacionet kaq shumë, prandaj ti duhet të percaktosh llojin e gjakut qe ti ke aktualisht.
🌱Nëse arrin te dallosh ndryshimin e cilësive te gjakut: atehere kur gjaku eshte me i erret dhe me i trashe do ta llogaritesh kete gjak mentruacion dhe do te ndalohesh nga adhurimet: namazi, agjerimi, tauafi dhe marrdhëniet intime.

Nese gjaku mund te jete me ngjyre me te hapur dhe me i holle, atehere do ta llogaritesh kete gjak istihada (gjakderdhje) dhe gjate kesaj kohe duhet te falesh, te agjerosh dhe te lejohen edhe marrdhëniet intime.
🌱 Nëse nuk arrin dot ta percaktosh ndryshimin e cilesive te gjakut, sepse gjate gjithe kohes mund te kesh ndoshta te njejten ngjyre; atehere do te llogaritesh aq dite sa i ke pasur ditet e menstruacioneve (perpara se te ngelesh shtatezane) dhe keto dite do ti llogaritesh mestruacione në kohën që zakonisht të kanë ardhur më parë dhe do te ndalohesh nga adhurimet dhe marrdhëniet intime.

Psh nese me pare menstruacionet te kane ardhur ne fillim te cdo muaji dhe te kane qëndruar 6 dite keto dite ne fillim te cdo muaji do ti llogaritesh mestruacione.

Pas mbarimit te këtyre diteve qe ke llogaritur menstruacion do te lahesh (te marresh gusel) dhe ditet e tjera ne vijim do te llogaritesh veten me istihada (gjakderdhje) duke tu bere detyre falja, agjerimi dhe te lejohen marrdhëniet intime.
Lus Allahun qe ta lehtesoje.