Selamu alejkum motra
Desha të bëj një pyetje:
Cilat janë harramet (mëkatet) më të mëdha që ceken në Kuran ?
Sepse kemi një diskutim këtu në punë:
1.qeni
2.zinaja
3.alkoli
4.bixhozi
5.kufri
Spo e kuptoj pse qeni është harram?
✏Përgjigje 1:
Ue alejkum selam moter!
Haramet e permendura ne Kuran jane te shumta, nder to ashtu siç ke permendur edhe ti jane:
1- Shirku
2-vrisja e fëmijëve nga varfëria
3. imoraliteti (zinaja) i dukshem dhe i fshehur
4. Vrasja e njeriut pa të drejtë
5. Ngrenja e pasurise se jetimit pa te drejte
6. Nga ushqimet eshte ndaluar për ne mishi i ngordhur, gjaku dhe derri ..
7. Nga martesa janë ndaluar martesa me bijat dhe nënat e tyre
8. Eshte ndaluar kamata dhe ribaja…
9.Alkoli dhe bixhozi
Keto jane ndalimet e permendura ne Kuran…
Ndersa ne sunet kane ardhur ndalime, nder te cilat eshte mbajtja e qenit me perjashtim te tre rasteve: qeni qe perdoret ruajtes per bagetine, qeni qe sherben ne gjueti dhe per ruajtjen e te mbjellurave, arave.
Eshte permendur ne hadith te sakte qe Profeti – salallahu alejhi ue selem – ka thënë : “Kush merr një qen, përveç qenve që ruan bagëtite, apo për gjueti, ose për ruajtjen e te mbjellurave zvogëlohet nga shpërblimi i tij çdo ditë një karat” (Transmetoi Muslimi (1575).
Në një transmetim tjetër thotë : ” Dy karate”
Shpresoj te jete e qarte…