Origjina e pemes{bredhit}

🚫Origjina e pemës (bredhit)

Në ambjentet shqiptare është përhapur kohët e fundit pema,(bredhi) që zbukurohet në çdo fund viti. Dhe nëse i këshillon muslimanët që të mos bëhen pre e përngjasimit të krishterëve në këtë simbol të tyre për krishtlindjet do të përgjigjen që nuk është simbol i krishlindjeve, por i fundvitit dhe festimit të vitit të ri…

Në dokumentet e tyre dëshmon që nuk ka lidhje me vitin e ri, por në origjinë ka lidhje vetëm me krishtlindjet.
Le të shohim se çfarë pohojnë vetë të krishterët për këtë:

⭕️ “Pema e krishtlindjeve është lidhur me Shën Boniface dhe qytetin gjerman Geismar. Shën Boniface preu pemën e Thorit në mënyrë që të hidhte poshtë legjitimitetin e perëndive skandinave mbi fiset lokale gjermane. Ai pa një pemë bredhi te mbinte në rrënjët e lisit të vjetër duke marrë ketë si një shenjë të besimit të krishterë ai tha: “Le të jetë krishti në qendër të familjeve tuaja” duke përdorur drurin e bredhit si një simbol të krishtërimit. (Burimi: Christian tree: wikipedia. org)

🌱 I drejtohem çdo muslimani /e: lexoje sërish me vëmendje fjalën e tij dhe peshoje me peshoren e besimit tënd…

⭕️ Më pas Martin Luther, misionar protestant, vendosi pemën e krishtlindjeve si një simbol të “pema e jetës” në kopshtin e Edenit… (i njëjti burim)

Kjo është origjina e pemës, origjinē të cilën shumica e muslimanëve ndoshta nuk e dinë…
Pema është simbol i një besimi që bie në kundërshtim me besimin e muslimanëve: Zoti është Një, nuk ka lindur dhe as nuk është i lindur…

🔺Ndoshta mund të thoni që edhe kur kemi qënë të vegjël e kemi mbajtur pemën për vit të ri…

📍U themi atyre se kjo nuk e saktëson aspak lejimin e asaj që bënin dikur, sepse aq njohuri kishim atëherë, ndërsa tani gjërat kanë ndryshuar: ne kemi mësuar mē shumë rreth fesë sonë Islame dhe fakti që ti përdor një simbol prej simboleve të tyre do të thotë që miraton atë që ata bëjnë, e cila në fakt bie në kundërshtim me besimin tonë si musliman…

🔺Mund të thonë që bredhi nuk është më vetëm nëpër ambjente të mbyllura, por është i vënë në mes të sheshit të qytetit..

📍U themi kjo aspak nuk dëshmon se veprimi i tyre është i sakte dhe nuk të detyron askush që të bësh diçka që bie në kundërshtim me besimin tënd…këtu shfaqet grada e besimit tënd dhe krenarisë tënde me fenë tënde. Duke mos harruar edhe një fakt shumë të rëndësishëm që secili jep llogari vetëm për veprimet e tij Ditën e Gjykimit.
Don që të ruash besimin tënd të pastërt ndaj Zotit tënd mos bëj asgjë nga ato që bëjnë ata dhe mos mirato simbolet e tyre…

🌱 Duhet të jemi krenarë për fenë tonë Islame, të cilën Zoti e ka zgjedhur për ne si fe të përsosur…

✍️ A. Kuçana