Shkurtimi i vetullave

❓Selam Alejkum motër e nderuar kisha një pyetje deri tek ju !

A lejohet shkurtimi i vetullave pa asnjë arsye ?
📌Përgjigje nga Adelina Kuçana.
Falenderimi i takon Allahut.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Ue alejkum selam!

Jo, nuk lejohet (eshte haram) shkurtimi i vetullave pa asnje arsye.
Dijetaret edhe nese mund te kete arsye qe mund te jene vetullat e trasha dhe mund te kete gruaja pamje te shemtuar kane dhene mendime te ndryshme për këtë: disa prej tyre e kane lejuar vetem ne rastin nese qimet e vetullave janë të shumta, mund te kenë pamje të pazakontë ose janë të gjata saqë mund të zbresin në sy, dhe të ndikojë negativisht në shikim; vetëm në këtë rast nuk ka gjë nëse shkurton vetëm atë pjesë që pengon në vështrim ose atë që të dëmton.
Allahu është i Gjithëdijshmi dhe Suksesi është në Dorë të Tij.