Shkallet e Islamit

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

  • Shkallet e Islamit.

 

Cilat jane shkallet e Islamit?

Shkallet e fese Islame jane tre:
1-Islami
2-Imani (besimi)
3-Ihsan

Argument per shkallet e fese eshte hadithi i Omerit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton dhe thotë:

عَنْ عُمَرَ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ: بَيْنَمَا نَحْنُ جُلُوسٌ عِنْدَ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِذْ طَلَعَ عَلَيْنَا رَجُلٌ شَدِيدُ بَيَاضِ الثِّيَابِ(، شَدِيدُ سَوَادِ الشَّعْرِ لا يُرَىٰ عَلَيْهِ أَثَرُ السَّفَرِ، وَلا يَعْرِفُهُ مِنَّا ، حَتَّىٰ جَلَسَ إِلَى النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَأَسْنَدَ رُكْبَتَيْهِ إِلَىٰ رُكْبَتَيْهِ، وَوَضَعَ كَفَّيْهِ عَلَىٰ فَخِذَيْهِ وَقَالَ:

يَا مُحَمَّدُ! أَخْبِرْنِي عَنِ الإِسْلامِ؟ فَقَالَ: «أَنْ تَشْهَدَ أَنْ لا إِلٰهَ إِلا اللهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللهِ، وَتُقِيمَ الصَّلاةَ، وَتُؤْتِيَ الزَّكَاةَ، وَتَصُومَ رَمَضَانَ، وَتَحُجَّ الْبَيْتَ إِنِ اسْتَطَعْتَ إِلَيْهِ سَبِيلًا». قَالَ:

صَدَقْتَ.

فَعَجِبْنَا لَهُ؛ يَسْأَلُهُ وَيُصَدِّقُهُ! قَالَ:

أَخْبِرْنِي عَنِ الإِيمَانِ؟ قَالَ:

«أَنْ تُؤْمِنَ بِاللهِ، وَمَلائِكَتِهِ، وَكُتُبِهِ، وَرُسُلِهِ، وَالْيَوْمِ الآخِرِ، وَتُؤْمِنَ بِالْقَدَرِ خَيْرِهِ وَشَرِّهِ». قَالَ:

صَدَقْتَ. قَالَ:

أَخْبِرْنِي عَنِ الإِحْسَانِ؟ قَالَ:

«أَنْ تَعْبُدَ اللهَ كَأَنَّكَ تَرَاهُ، فَإِنْ لَمْ تَكُنْ تَرَاهُ فَإِنَّهُ يَرَاكَ».

”Nje dite ndersa po qendronin me të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, perpara nesh u shfaq nje njeri me rroba jashtzakonisht te bardha dhe me floke jashtzakonisht te zinj…nga pamja e jashtme nuk të jepte përshtypjen se kishte udhëtuar dhe askush nga nga ne nuk njihte. Ai erdhi iu ul pranë pejgamberit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i vendosi duart e ti mbi kofshet e te Derguarit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe i tha:
– O Muhamed më thuaj çfarë është islami?

i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, tha:
– Islami është të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij,
të falesh namazin,
të japësh zekatin,
të agjërosh muajin e ramazanit
dhe ta vizitosh shtëpinë e shenjtë (Kaben) nëse i ke mundësitë që ta bësh një gjë të tillë.

Personi i tha:
– Të vërtetën e the. –
Ne u habitëm nga ajo që ai e pyeste dhe pastaj thoshte se pejgameberi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, po pohonte të vërtetën. –

Ai tha:
– Me thuaj çfarë është imani (besimi)? i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, u përgjigjë:

– Ai është:
Të besosh Allahun, engjëjt e Tij,
librat e Tij,
pejgamberët e Tij,
ditën e fundit
dhe të besosh në caktimin Hyjnorë (kaderin), se e mira dhe e keqja vin vetëm prej Allahut.(qofte i mire apo jo).

– Ai tha:
– Të vërtetën e the. –

Dhe më pas tha:
– Më thuaj çfarë është ihsani (mirësia)? –

i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i tha:

– Ai është ta adhurosh Allahun sikurse të jesh duke e parë Atë, edhe pse ti nuk e sheh.”

Ky hadith quhet ndryshe edhe hadithi I Xhibrilit. Besoj se eshte i njohur te te gjitha ju apo ju? Ne fillim u pyet per Islamin, pastaj per Imanin pastaj per Ihsanin. Dhe per secilen Profeti dha perkufizimin e saj. Islami eshte pra shkalla e pare pastaj vjen Imani pastaj ihsani.

Pra, me kete kuptojme se shkalla e pare eshte islami dhe duke deshmuar shehadetin njeriu quhet musliman, pastaj duke shtuar adhurimet: namazin, dhenien e zekatit, agjerimin e haxhit i shtohet besimi dhe sa me shume te shtohet besimi ne Allahun, ne Melaiket, ne librat e zbritur, ne Profetet e derguar, ne diten e fundit dhe ne Caktimin e Allahut ai arrin qe te adhuroje Allahun sikur e sheh dhe kjo eshte grada me e larte e fese.

Keto shkalle i simbolizojne me rrathe:

Rrethi me i madh eshte Islami sepse ne pergjithesi te gjithe jane muslimane dhe eshte hapi i pare per tu futur ne fe, pastaj zvogelohet rrethi per te simbolizuar Imanin dhe per kete qellim Allahu na thote kur permend çeshtjen e arabeve
(قَالَتِ الْأَعْرَابُ آمَنَّا ۖ قُلْ لَمْ تُؤْمِنُوا وَلَٰكِنْ قُولُوا أَسْلَمْنَا وَلَمَّا يَدْخُلِ الْإِيمَانُ فِي قُلُوبِكُمْ)  [Sura Al-Hujraat:14]
Beduinët (arabët e shkretëtirës) thanë: “Na besojmë”. Thuaju (atyre): “Nuk keni besuar!” Por, thoni: “Na jemi përulur!” meqë në zemrat tuaja ende nuk ka hyrë besimi si duhet.”

Lind pyetja: Edhe ne Kosove edhe ne Shqiperi shume njerez thojne besojne por nuk veprojne asnje nga shtyllat e Islamit? Si ju pergjigjemi ketyre?

Nese Allahu pergenjeshtroi besimin e arabeve duke iu thene qe nuk keni besuar por vetem thoni qe jeni nenshtruar dhe per vertetuar qe ju jeni besimtare duhet patjeter qe te keni kushtet e Islamit dhe kushdo qe pretendon qe eshte musliman duhet patjeter te kete besim te kushtet e besimit qe te vertetoje Islamin e tij. Pra, nuk mund te quhet dot besimtar nese nuk zbaton asnje kushtet e Islamit. Ashtu siç nuk mund te quhesh musliman nese nuk beson kushtet e besimit.

Gjithnje keni parasysh rradhet qe simbolizojne shkallet e fese. Rrethi i madh eshte Islami dhe te gjithe pas deshmise quhen musliman, por jo çdo musliman mund te arrije graden e besimtarit te vertete ashtu siç jo çdo besimtar mund te arrije graden e ihsanit (Miresise). Per kete arsye edhe rrethi vjen dhe zvogelohet. Por ne te kundert çdo muhsin eshte besimtar dhe musliman dhe çdo besimtar eshte musliman dhe jo çdo musliman mund te jete besimtar dhe muhsin.

  • Çlidhje ka besimi me akiden??

Shtyllat e Islamit jane adhurime te jashtme, vepra dhe me studimin e tyre merret lenda e Fikhut. Ndersa shtyllat e Imanit jane adhurime te brendshme dhe me studimin e saj merret lenda e Akides. Pra kur themi akide kemi per qellim ate qe e lidh njeriu ne zemer prej besimit.

Fjala akide ((عقيدة që rrjedh nga rrënja akd ((عقد. Akide do të thotë lidhje me zemër pas diçkaje, besim i saj i vendosur. Dhe shume here gjejme qe perdoret fjala akide ne vend te besimit. Psh thuhet çfare akide ke dhe eshte njesoj si te thuash çfare besimi ke??

Ndersa ne kuptimin termologjik akide emërtohen çështjet, besimi i të cilave në fenë islame është farz (detyrim fetar), shtyllat e besimit, rregullat dhe konkluzionet themelore të fesë islame.

Besimi është lidhja më madhështore që ekziston ndërmjet njeriut dhe Zotit të vet, sepse njeriu është krijesa më fisnike që gjendet në tokë. Gjëja më fisnike që e ka njeriu është zemra dhe mendja e tij. Kurse, gjëja më fisnike në zemër është besimi, ndërsa, në mendje meditimi. Besimi është dhuntia më e madhe që Allahu ia ka dhënë njeriut. Kjo perseri tregon per rendesine e zemrës ne te cilen vendoset besimi.

 

[Do te shtohet ketu nje material te cilin kam kerkuar nga ju qe ta lexoni nga linku: https://besimtaret.wordpress.com/akide/kuptimi-i-fjales-akide/]

Kalojme tani tek nje pike tjeter e rendesishme qe ka te beje me burimet e akides apo lendes se akides e cila studion besimin qe ka lidhur njeriu ne zemer.

  • BURIMET KU MBESHTETET SHKENCA E AKIDES

Burimi i parë dhe më i rëndësishëm i akides islame është Kur’ani dhe,
pas tij, hadithet e vërteta.
Parimet përbërëse të akides islame zenë vend në Kur’an dhe hadithe në një mënyrë të qartë që nuk do t’i linte hapësirë asnjë komenti.

Në Kur’an ka shumë ajete që prekin çështjen e besimit te Allahu, profetët, librat, engjëjt, ahiretin, kaderin si dhe vende të tjera japin njohuri të detajuara.

Në kapitujt e librave të hadithit mbi besimin, adhurimin, profetët, teuhidin, xhennetin, xhehennemin, kaderin dhe kiametin, etj., përmbahen njohuri të ndryshme lidhur me bazat e besimit.

Kështu, ajetet e Kur’anit së bashku me hadithet e vërteta, nisur me ato
mutevatir, domethënë të pranuara njëzëri e të përcjella gojë më gojë nga brezi në brez, përbëjnë burimin themelor të akides.

Meqe thame se lenda e akides merret me studimin e shtyllave te besimit, Atehere ne do te fillojme me shpjegimin ne mesimet ne vazhdim me keto shtylla

  • Përkufizimi i imanit ( الإيمان )

Imani është besim me zemër, shqiptim me gjuhë dhe veprim me gjymtyrë. Kjo nënkupton vërtetim të plotë për tërë atë që ka ardhur prej Allahut dhe të Dërguarit të Tij, duke u kujdesur mirë për kryerjen e obligimeve dhe largimin nga ndalesat.

Lus Allahun qe ten a forcoje ne fene e Tij dhe te na furnizoje dije me te cilen shtohet besmi yne! Falenderimi i takon Allahut .

Leave a comment