Qëndrimi në xhami nga gruaja me menstruacione 

❓Es selamu alejkum we rahmetullahi we bereketuhu msuese te nderuara!

Allahu ua shperblefre mundin tuaj!

Pyetja ime eshte:

Kemi degju mendime te ndryshme te dijatareve per hyrjen ne Xhami kur jemi me hajr apo nifas, dhe prekjen e mus’hafit me dore, por jo ajetet Kuranore.

Desha te ju lus  te na jepni mendimin me te sakte ne lidhje me keto…
📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.
Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!
🔹Së pari: Persa i perket qendrimit ne xhami shumica e dijetarëve e ndalojnë qëndrimin e gruas me menstruacione ose lehoni në xhamin donëse nuk ka asnjë argument të saktë dhe të qartë për këtë ndalim.

Ndërsa mendimi më i saktë është lejimi i qëndrimit të gruas me menstruacione në xhami dhe e ka përmendur këtë mendim Sheukani në librin e tij “Nijlul-Eutan” nga Maznij dhe ky mendim është medhhab i Ibn Mundhir ashtu siç është edhe mendimi i Shejkh Albanit –Allahu e mëshiroftë-.
🌱Argumentet që dëshmojnë lejimin e qëndrimit të gruas me menstruacione ose me lehoni në xhami janë siç vijojnë:
🔸1.   Hadithi i Aishes -Allahu qoftë i kënaqur me të-: “Një robëreshë e zezë që ishte e fyer nga arabët, pasi e lirojnë atë, vjen tek i Dërguari i Allahut -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- dhe pranon Islamin dhe kishte një çadër në xhami (që banonte në të)”

Kjo grua ka banuar në xhaminë e Profetit -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- dhe menstruacionet janë të natyrshme tek gratë dhe nuk e ka ndaluar atë Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- nga qëndrimi në xhami dhe as nuk e ka urdhëruar atë që të largohet nga xhamia në kohën e menstruacioneve dhe derisa Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- nuk ka ndaluar për një gjë të tillë kjo dëshmon është e lejuar.
🔸2.   Hadithi i Ebi Hurejres -Allahu qoftë i kënaqur me të-:
“Një grua që pastronte xhaminë (dhe kujdesej për të) vdiq dhe pyeti për të Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- …”
Kjo grua gjatë gjithë kohës qëndronte në xhami dhe kujdesej për të dhe nëse do ishte  e ndaluar qëndrimi i saj gjatë kohës së menstruacioneve do ta ndalonte atë Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- dhe do të ishte transmetuar hadith për ndalimin e qëndrimit të saj në xhami gjatë kohës sëmenstruacioneve.
🔸3.  Kur Aishja -Allahu qoftë i kënaqur me të- ishte në haxh dhe i erdhën asaj menstruacionet e lejoi Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- atë që të veprojë çdo gjë që bën haxhiu, përveçse të mos bëjë tauafin rreth Qabës.
Ky argument është i qartë për lejimin e qëndrimit të gruas me menstruacione ose lehonë në xhami, sepse ajo e lajmëroi se ajo ishte me menstruacionedhe Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- e ndaloi vetëm nga tauafi rreth Qabes dhe i tha që të bëntë çdo gjë tjetër që bën haxhiu dhe nuk ka dyshim që haxhiu qëndron në xhami dhe nëse do të ishte e ndaluar qëndrimi i saj në xhami dhe ajo me menstruacione do ta ndalonta atë Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- ashtu siç e ndaloi për tauafin rreth Qabes.
🔸4.  Origjina e veprave është lejmi i tyre vetëm nëse vjen argument për ndalimin e saj dhe nuk ka asnjë argument të saktë dhe të qartë që e ndalon qëndrimin e gruas me menstruacione në xhami.
🌱Thotë Shejkh Albani –Allahu e mëshiroftë-: “Mendimi ynë në këtë çështje nga pikpamja e gjykimit fetar është i njëjti mendim që kemi edhe për prekjen e Kur’anit nga ai që është xhunub që origjina e tyre është lejimi dhe nuk asnjë argument që dëshmon për ndalim. Të njëjtën gjë ka thënë edhe Imam Ahmedi dhe të tjerë…”
🌱Ka thënë Ibn Hazm –Allahu e mëshiroftë-: “Leximi i Kur’anit, sexhdeja gjatë leximit të tij, prekja e Kur’anit dhe përmendja e Allahut, të gjitha këto janë vepra të mira me të cilat shpërblehet vepruesi i tyre. Ai që pretendon ndalimin nga këto vepra në disa gjendje (si p.sh. në kohën e menstruacioneve), atëherë është detyrë për të që të sjellë argument për këtë ndalim”
🔹Së dyti: Ndersa prekja e Kur’anit.
Disa dijetarë e lejonë që gruaja me mestruacione të lexojë Kuranin, por me kusht të mos e prekë Kuranin, ndonëse nuk ka ndonjë argument të qartë që e ndalon gruan me menstruacione ose lehonë, nga prekja e Kur’anit.

Përmendem më lart si argument thënien e Ibn Hazm –Allahu e mëshiroftë- i cili është perfaqësuesi i medhheb dhahirijah dhe ashtu siç thotë edhe Ibn Hazm duhet argument për këtë ndalim.
🌱 Shtjellimin e çeshtjes e gjen ne linkum e mëposhtëm:

Prekja e Kur’anit nga gruaja me menstruacione


Lus Allahun të ketë dobi!