Qëllimi i arritjes së Ramazanit

bf1553d4a573a4d2[1]Profeti –paqja e Allahut qoftë mbi të- nëse muaji i Ramazanit afrohej përgëzonte  shokët e tij duke iu thënë: “Ju ka ardhur një muaj i bekuar”

Vallë përse ky muaj i bekuar??…

Profeti – paqja e Allahut qoftë mbi të – tregon atë që e bën këtë muaj të bekuar duke thënë: ” Ju ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. Allahu ua ka obliguar agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen në pranga shejtanët. Allahu në këtë muaj ka (veçuar) një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë.” 

Ky hadith na sqaron një rregull të rëndësishmë që duhet ta kemi parasysh gjithnjë se : baza e adhurimit është nuk vetëm realizmi i saj, por fakti se si ralizohet ky adhurim. P.sh, namazi; sa prej njerëzve e falin atë, por ka prej tyre që nuk u  pranohet, sepse ai nuk e ka falur në të vertetë.  Kështu që jo të gjithë që e falin namazin kanë të njëjtën shpërblim; mund ta arrish ta falësh atë, por nuk të pranohet. Kështu edhe agjërimi dhe të gjitha adhurimet e tjera.

Si e dimë se vepra jonë është pranuar?

Pranimi i punës reflektohet në marrjen e frutave. Kështu fruti i Agjërimit është ashtu siç Allahu thotë: “Në mënyrë që të bëheni të devotshëm” pra që të arrish devotshmërinë. Nëse devotshmëria jote me 1 Ramazan është e njëjtë si në 28 Ramazan atëherë ku është fruti: devotshëmëria!?… Llogarite veten dhe përpiqu për të arritur devotshmërinë duke kërkuar Allahut ndihmë. Dhe kërko që Allahu ta pranojë agjërimin.

Të qëndrojmë pak me një lutje që e përsërisim shpesh: “O Allah! Na mundëso që të arrijmë Ramazanin!”

A e kuptoni se cili është kuptimi i kësaj lutjeje? Çfarë do të thotë për ju përgjigjja e kësaj lutje?!

Së pari : Kuptimi i kësaj lutje nuk është vetëm qëllimi me arritjen e Ramazanit; sa njerëz e kanë arritur këtë  muaj dhe nuk iu janë falur atij gjynahet, nuk është shkruar prej të shpëtuarve… duke qënë për të humbje.

Së dyti: A e keni arritur kuptimin e kësaj lutjeje? … Kur ju lusni Allahun që tju mundësojë ta arrini këtë muaj dhe pastaj mendon se ky vit është i nxehtë dhe e shikon agjërimin si të vështirë, dije që ju nuk jeni të vetëdijshëm për kuptimin e asaj që kërkoni dhe nuk e di se çfarë kuptimi ka që të vijë Ramazani.

–         Cili është kuptimi i ardhjes së Ramazanit!?

Në hadith është përmendur: “Nëse vjen Ramazani hapen portat e xhenetit…”  Ka përmendur hapjen e portave të xhenetit për të simbolizuar se xheneti të pret, kështu që shpejto në bamirësi. Gjithashtu për ta kuptuar Mëshirën e Gjerë të Allahut, i Cili hap portat e xhenetit në këtë muaj dhe në çdo natë shpëton dhe liron njerëz nga xhehenemi. Ashtu siç është transmetuar në hadith se i Dërguari i Allahut – paqja e Allahut qoftë mbi të- ka thënë: “Allahu në çdo çelje iftari shpëton (liron) nga zjarri njerëz dhe kjo në çdo natë. (Shejh Albani tha: Hadithi është i mirë, i vërtetë).

–    Ç’ kuptim ka lirimi nga zjarri?

Lirimi nga zjarri do të thotë  garanci e Allahut për ju që ta përmisojë pjesën tjetër të jetës tuaj për të merituar xhenetin. Kjo do të thotë që Allahu ta hap zemrën për adhurime dhe të drejton drejt pendimit dhe kërkimit falje. Nëse nuk ke ndryshuar  në 1 Sheual dhe ke vazhduar në të njëjtat mëkatet: përgojimi, kundërshtimi, ju duhet të keni frikë për veten tuaj.

Po, ne duam që ta arrijmë Ramazanin, por frikësohemi se do të na vijë dhe nuk sheh Allahu në agjërim dhe faljen tonë mirësinë dhe bindjen e duhur. Pra, qëllimi për të arritur Ramazanin është lirimi nga zjarri; ta arrish Ramazanin që Allahu të falë gjynahet; ta arrish atë dhe të regjistrohen për ty 83 vite  adhurimi.

O Allah! Na mundëso që të arrijmë Ramazanin duke shpresuar në Shpërblimin Tënd dhe na shpëto nga zjarri!

Adelina. Allkoçi

Leave a comment