Përgjigje nga mesuese Adelina Kuçana :
Nga kushtet e detyrshmerise se haxhit eshte edhe personi shoqërues për gruan (mahremi).
Dhe nuk i lejohet vajzes se te shkoje ne haxh e vetme pa pasur mahremin.
Feja jone eshte fe qe nxit ne moral dhe ruajtjen e nderit te gruas dhe pikerisht per kete ka percaktuar edhe rregulla te veçanta per ta ruajtur ate dhe kjo ska dyshim qe shfaqet edhe ne obligimin e haxhit…
Haxhi per gruan eshte vertet sakrifice e madhe dhe Allahu e njeh natyren e gruas qe ajo eshte e dobet dhe nese nuk do te kishte prane saj kujdestarin e saj do ta kishte shume te veshtire ta perballonte, plus edhe ruajtja e saj dhe trupit te saj nga njerezit e huaj…
Dhe shume urtesi te tjera te cilat i kupton me te vertete ajo qe e ka kryer haxhin.
Ti elhamdulilah ke akoma kohe dhe derisa nuk i ke plotesuar kushtet e detyrshmerise se haxhit (shoqeruesi ose kujdestari yt); haxhi nuk eshte detyre per ty derisa te sigurosh kete kusht…
Jo me kot Allahu e ka kushtezuar berjen e haxhit me kushtin “per ate qe ka mundesi” dhe ketu mundesia perfshin jo vetem gjendjen materiale dhe fizike te personit, por edhe mahremi (kujdestari) per gruan…