Hadithe që janë përhapur rreth muajit Rexhep dhe janë të pasakta

imagesCADP2H94Falendërimi i takon Allahut që na ka udhëzuar në fenë e Tij Islamin Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë atë derin në Ditën e Gjykimit.

Duke qënë se jemi futur në muajin Rexhep dhe shumë prej njerëzve nuk arrijnë të bëjnë dallimin mes hadithit të dobët dhe të saktë, ne po i përmendim që të kihet kujdes nga argumentimi me këto hadithe, sepse të gjitha këto hadithe që mund të shpërndahen në rrjetat e komunikacionit nuk janë ta sakta dhe janë të pavlefshme për tiu referuar.

Nga këto përmendim:

  • (O Allah! Na beko në Rexheb dhe Shaban dhe na mundëso ta arrijmë Ramazanin)
  • (Vlera e muajit Rexheb nga të gjithë muajt është si vlera e Kuranit nga të gjitha fjalët e tjera(
  • (Rexheb është muaji i Allahut, Shaban është muaji im dhe Ramazani është muaji i umetit tim(
  • (Mos neglizhoni të premten e parë të muajit Rexheb, se ajo është natë që e quajnë engjëjt raga’ib …).
  • ( Rexhebi është muaj i madh. Allahu i shumëfishon në të të mirat. Ai që agjëron një ditë të Rexhebit është sikurse të agjëron një vit e ai që agjëron shtatë ditë do t’i mbyllen atij shtatë dyert e Xhehnemit. E ai që agjëron tetë ditë do t’i hapen tetë dyert e xhenetit. E ai që agjëron dhjetë ditë nuk kërkon diç nga Allahu e që të mos t’i jap atij. E ai që agjëron pesëmbëdhjetë ditë, atëherë thërret thirrësi prej qiellit: Të janë falur mëkatet e mëparshme prandaj rifillo punën tënde. Dhe ai që shton edhe Allahu ia shton shpërblimin.

Nuk është e lejueshme për askënd mbështetja në këto hadithe të dobëta dhe të shpifura, kështuqë nuk është e lejueshme që të veçohet muaji Rexhep me agjërim apo namaz, sepse një gjë e tillë është bidat (risi) dhe Pejgamberi -paqja qoftë mbi të- ka thënë: (Çdo risi është devijim dhe çdo devijim është në zjarr)

Ajo që ka ardhur në Librin e Allahut dhe që është transmetuar nga i Dërguari i Allahut -paqja qoftë mbi të- për veprat e mira është e mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për hadithe të dobëta dhe të shpifura, sepse njeriu duke adhuruar Allahun me atë që e ka ligjëruar Allahu, vërtetë që e ka adhuruar Allahun me dije duke shpresuar në shpërblimin e Tij

Përktheu: Adelina Kuçana

20/4/2015