Qëndrimi i mesëm i Islamit në legjislacion

 

Qëndrimi i mesëm në dispozitat dhe legjislacionin është tipar i shquar që e konfirmojnë këtë argumente të shumta që dëshmojnë lehtësimin e Sheriatit dhe lehtësimin në legjislacionin e tij.

  • Argumentet e lehtësimit:

Thotë Allahu: “Allahu ju dëshiron juve të lehtën dhe Ai nuk don që t’i vështirësojë gjërat për ju” [El-Bekare:185]

  • Argumentet e largimit të vështirësisë:

Nga argumentet më të forta që dëshmon për largimin e vështirësisë është Fjala e Allahut të Lartësuar: “Dhe nuk ka vënë mbi ju ndonjë mundim në fe” [Haxh:78]

Nga argumentet që tregon se kryerja e detyrimeve fetare është në kufijtë e mundësisë dhe të fuqisë është Fjala e Allahut të Lartësuar: “Për ata që besuan (në Njësinë eAllahut, Islamin) dhe punuan drejtësi dhe Ne nuk ngarkojmë askënd vetëm për sa ai ka mundësi, të këtillët janë banorë e kopshteve të begatë. Aty do të jenë pambarim” [El-A’raf:42]

Transmeton Buhariu në librin e tij të saktë: “Iu tha të Dërguarit të Allahut: cila fe është më e dashur tek Allahu?” Tha: “Feja që është tolerante” Thotë –salallahu alejhi ue selem-: “Nëse nuk do të vështirësoja popullin tim do ta urdhëroja që të përdornin misvakun” [Sahih Muslim me shpjegimin e Neveviut]

Jo vetëm kaq, por ai –salallahu alejhi ue selem- lehtëson namazin duke mos e zgjatur atë -i cili është gjëja më e shtrenjtë dhe në të gjen qetësinë e kërkuar shpirtërore- duke qënë i butë me gjendjen e muslimaneve, duke marrë parasysh dobësinë e tyre, largimin e mendjes, për të shmanguar kështu çdo gjë që mund të jetë e vështirë për ta.

Thotë Imam Esh-Sha’bij –Allahu e mëshiroftë- : “Nëse bie në kundërshtim mes dy çështjeve nuk ka dyshim që më e lehta prej tyre është më afër të vërtetës, ashtu siç thotë Allahu:  “Allahu ju dëshiron juve të lehtën dhe Ai nuk don që t’i vështirësojë gjërat për ju” [El-Bekare:185]

Nuk ka eksagjerim dhe neglizhencë, as teprim dhe ftohtësi (të dyja skajet e gjërave janë të padëshirueshme). Pastaj çështja e lehtësimit dhe të zgjerimit është metodë e plotë dhe nuk është e pjesshme ashtu siç e përfytyrojnë disa njerëz. Nuk do të arrijmë që ta kuptojmë qëndrimin e mesëm (të fesë) vetëm nëse kuptojmë cilësinë e lehtësimit, zgjerimit dhe të largimit të vështirësisë në mënyrë që të mos ketë qëndrimi i mesëm kuptim të paplotë, apo të jetë vetëm fjalë që të mos të ketë ekzistencë në realitetin tonë dhe në këtë mënyrë humbet feja ndikimin e saj në jetën e njerëzve dhe në drejtimet e tyre.

Adelina Allkoçi

Shkurt 2013