Falja në karrige

❓Pytje: Moter do doja te pyes dicka, tani kur falem prej ulur se jam ne muajin e nente te shtatzanis dhe me duhet prej pas rukus te ulem ne karike per te bere sexhde, por shpesh me dore me duhet te mbahem me dore te karikja kur ulem ose çohem. A lejohet te mbahesh pak me dore a jo?
📌Përgjigje nga Adelina Kuçana.
Falenderimi i takon Allahut.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Lejohet qe te falesh sipas mundesisë qe ke duke u bazur ne Fjalen e Allahut Subhanehu ue teala:
(فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتم)
“Keni frike Allahun me aq sa keni mundesi.”

[Sure Tegabun: 16]
Dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ue selem gjithashtu thotë :

“Nëse ju urdhëroj për të bërë diçka, bëjeni ate me aq sa keni mundesi”.
Për motrat të cilat janë shtatëzënë dhe mundesia e uljes dhe ngritjes është e vështirë ju faluni sipas mundesisë që keni.

Nëse ke mundesi  qëndro ne këmbe, nëse ske mundesi të qëndrosh në këmbë  lejohet që ta falësh ulesh duke u bazuar në hadithin e Imran Husejnit, i cili ishte i sëmurë dhe e pyeti Profetin sal-lAllahu alejhi ue selem për mënyrën e faljes së tij dhe ai i tha:

“Falu në këmbë  nëse nuk mundesh falu ulur, nëse nuk mundesh falu shtrirë.”
Dhe nuk ka gjë që gjatë uljes dhe ngritjes së saj të mbahet në karrike.