Nese lexojm te njejten sure ne te dy rekatet……

❓Esslamu alejkum
1)si duhet te veprohet kur je ne namaz ne rekatin e dyte dhe mbas sures Fatiha harron dhe e thua te njejten sure si ne rekatin e par ashtu dhe te ne rekatin e dyt?
2) dhe kur je ne rekatin e dyt ne kohen qe duhet then Et tijati harron dhe vazhdon namazin. si duhet te veprohet ne kte situat?

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.

1- Nuk ka gjë nëse lexon të njejten sure edhe në dy rekatet, leximi i sureve perveç sures Fatiha është sunet.

2- Nëse nga harresa e lë uljen e parë që është uaxhib dhe ngrihesh për në rekatin e tretë,duhet ta vazhdosh namazin dhe ben sehui sexhden (dy sexhdet e harreses) ne fund te namazit para selamit..

Argument per kete eshte hadithi i Abdullah bin Buhajne -radiallahu anhu- i cili tregon:
“Profeti -alejhi selam- fali njëherë drekën dhe u ngrit pas dy rekateve pa u ulur. Atëherë njerëzit u ngritën pas tij dhe kur mbaroi namazin dhe po prisnin të jepte selam, mori tekbir dhe bëri sexhde para se të jepte selam pastaj dha selam” [Mutefekun alejhi.]

Mirëpo nëse kujtohesh ose të kujtojnë të tjerët para se të ngrihesh plotësisht, atëherë kthehesh dhe e plotëson teshehudin siç ka ardhur nga El-Mugira bin Shube -radiallahu anhu- i cili tregon:
“Profeti -alejhi selam- na ka falur njëherë namazin dhe u ngrit në këmbë pa u ulur për teshehud dhe vazhdoi në namazin e tij. Ai kur mbaroi, bëri dy sexhde duke qenë ulur dhe pastaj tha: Kur dikush prej jush falet dhe ngrihet pa u ulur për teshehud, nëse nuk është ngritur plotësisht të ulet dhe nuk ka për detyrë dy sexhdet e harreses dhe nëse ngrihet plotësisht, atëherë të vazhdojë namazin dhe të bëjë dy sexhde duke qenë ulur ” [ E transmeton Ebu Daudi, Ibn Maxhe, Tahauij dhe e saktëson shejh Albani.]