📌Përgjigje nga Adelina Kuçana.
Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.
Ue alejkum selam!
Po, lejohet qe ti japësh mish kurbani atij që mund të ketë bërê vete kurban, ndonëse do të ishte mirë qê tu jepet tê varfërve dhe atyre që ndoshta nuk e kanë mundësinë e bërjes kurban.
Thote Allahu në Kuran:
( فَكُلُوا مِنْهَا وَأَطْعِمُوا الْبَائِسَ الْفَقِيرَ)
“Hani prej tyre (kurbaneve) dhe ushqeni të vobektin e të varfërin.” [Haxh: 28]
Dhe transmetohet nga Seleme ibën El- Ekveu (radiallahu anhu) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Hani (nga kurbani juaj), ushqeni (të varfërit) dhe rezervoni prej tij.”
Dbe Ibn Uthejmijn Allahu e mëshiroftë- thotë: “Ushqimi i të tjerëve përfshin dhurimin për të pasurit dhe sadakanë për të varfërit.”
Allahu e di më së miri!