Kuptimi i fjalës pastërti

Kuptimi i fjalës pastërti

Me Emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

  • Kuptimi gjuhësor i fjalës pastërti:

Ne gjuhen arabe tahara (الطهارة) do të thotë: pasterti, (النظافة nedhafe), largim i papastertise nga vendi ku ka rene.

  • Kuptimi termonologjik fetar:

Ka dy kuptime fjala pastërti:

1- Pastertia e zemres, qe eshte baze per çdo besimtar, pra ta pastroje zemren nga Çdo lloj shirku, apo semundje te zemres si: zilia, smira, dyshimi etj. Pra, pastertia e zemres eshte shume me e rendesishme se ajo e dukshmja, sepse sado qe trupi te jete i paster, nese nuk e ka shpirtin e paster, atehere nuk ka vlere, kjo ne baze te ajetit kuranor:

(إِنَّمَا الْمُشْرِكُونَ نَجَسٌ)

“Ne te vertete, idhujtaret jane te papaster”. [Teubeh: 28]

 Besimtari e ka pastruar zemrën nga shirku, prandaj edhe llogaritet i paster.

Thote Profeti -salallahu alejhi ue selam-:  (المؤمن لا ينجس)

 “Besimtarin nuk e bën të papaster (asgjë)” (Trans. Buhariu)

(Me pastertine e zemres qe ka te beje me adhurimin e Allahut, largimin nga çdo lloj shirku, dyshimi, zilie etj merret shkenca e akides. Ndersa, fik’hu merret me gjykimet fetare te Çdo gjeje qe ka te beje me jeten e muslimanit.)

2- Pastertia e dukshme qe eshte si rrjedhoje e te pares, pra pas asaj te zemres. Kjo nenkupton pastertine e trupit, rrobave, vendit ku jeton besimtari etj.

Pastertia e dukshme arrihet me:

A-  largimin e çdo gjeje qe pengon njeriun per ta kryer adhurimin ndaj Allahut, pra largimin e hadethit.

  • Hadeth eshte nje cilesi ne trupin e njeriut qe e pengon njeriun nga te adhuruarit e Allahut, si p.sh nga namazi apo adhurimet e tjera. Hadethi eshte pra papasterti jo e dukshme, abstrakte. Ekzistojne dy lloj hadethesh:

1-Hadethi i vogel qe largohet me marrjen e abdestit.

2- Hadethi i madh qe largohet me larjen e tere trupit (gusli)

B- largimin e papastertive me uje apo me zevendesuesin e tij – dheun.

Largimin e papastertisë ((النجاسة. Nexhaseh: eshte papasterti e dukshme, qe feja e ka cilesuar si te papaster, prandaj duhet te largohet nga trupi, rroba, vendi duke u pastruar prej saj.  

  • Gjykimi i pastërtisë:

(Uaxhib.) Eshtë detyrë për muslimanen largimi i papastërtive dhe pastrimi i tij nga ato. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:  (وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ)

“Dhe rrobat e tua pastroji!”. (El-Mudethir, 4)

Pasi Allahu e urdheroi Ibrahimin dhe Ismailin alejhima selam qe ta ndertojne Qaben, i urdheroi edhe qe ta pastrojne ate:

(أَنْ طَهِّرَا بَيْتِيَ لِلطَّائِفِينَ وَالْعَاكِفِينَ وَالرُّكَّعِ السُّجُودِ)

“..ju te dy pastrojeni shtepine Time per vizituesit, per ata qe qendrojne aty dhe per ata qe falen aty”. [Sure-Bakare: 125]

Pra, keto dy ajete jane argumente per detyrimin e pastertise te besimtarit, qofte pastrimi i trupit, rrobave apo vendit ku qendron.

Ndersa, argument nga suneti se pastertia eshte uaxhib është hadithi i Profetit -salallahu alejhi ue selam- që ka thenë:

لا تقبل الصلاة بغير طُهور))

“Nuk pranohet namazi pa qene i paster” [Muslimi 224]

Ketu llogaritet pastertia nga hadethi i vogel apo i madh dhe largimi i papastertive.

  • Rëndësia e pastrimit:

Shfaqet rëndësia e pastrim në disa Çëshjte të rëndësishmë, si më poshtë vijojnë:

 1- Pastërtia është kusht për pranimin e namazit.

Ka thene Profeti -salallahu alejhi selam-:

لا تقبل الصلاة من أحدث حتى يتوضأ))

 “Nuk i pranohet namazi atij i cili ka bere hadeth (te vogel) derisa te marre abdest.” (muttefekun alejhi: Buhariu 135,Muslimi 225)

Te gjithe dijetaret e permendin se, fakti qe besimtari largohet nga papastertite, pra perpiqet te pastrohet nga hadethi i vogel apo i madh dhe largimi i papastertive eshte argument qe ka madheruar dispozitat e Allahut.

2- Allahu i ka lavdëruar ata që kujdesen për pastërtinë,

Allahu thotë:

إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ

“Vërtet Allahu i do shumë ata të cilët i kthehen Atij me pendim dhe ata të cilët e pastrojnë vetveten”. (El-Bekare: 222)

  1. Neglizhenca ne largimin e papastertise dhe neglizhenca ne pastrim eshte shkak prej shkaqeve të dënimit në varr

Argument per kete eshte hadithi i Profetit -salallahu alejhi ue selam- kaloi prane dy varrezave dhe tha: “Ata te dy po denohet dhe nuk po dënohen per shkaqe madhore, njeri prej tyre urinonte dhe sperkatej ne rrobe dhe nuk ruhej prej papastërtisë..”

Pra, ky hadith eshte argument qe besimtaret duhet te ruhen nga papastertite, sepse kjo mund te jete shkak per ndeshkimin ne varr.

 Përgatiti: Adelina KuÇana AllkoÇi