Çfarë bëhet haram me gjidhënien?

❓Për ata fëmi qe pin gji tek nënat e gjirit dmth ke ka haram ose hallall ai, ose vëllai biologjik i ti a bën qe te ri me motrat e gjirit te vëllait qe ka per gji, dhe nënës se fmis a i takon te ri me dajen e gjirit te fëmijës. Ju lutem me shpjegoni me gjere rreth kesaj.

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dêrguarin e Allahut.

Në mënyrë që të kuptohet më qartë do te sqarojme disa rregulla qe duhet te kuptohen mire në lidhje me gjidhënien, dhe ndikimim qe ka gjidhënia qe te kuptohet edhe hadithi i Profetit –salallahu alejhi ue selam-:
” يحرم من الرضاع ما يحرم من النسب”
“E bën haram gjidhënia çdo gjë që e bën haram edhe lidhjet farefisnore” (Hadithi : Mutefekun alejhi)
🌱Në gjidhënie kemi tre pjëmarrës :
– nëna që ushqyen me gji
– burri i saj
– ai që pin gjirin.

🔸Secili prej këtyre ka njerezit më të afërm (trungu i familjes) qofshin këta nga bazat si: baballarêt dhe nënat (prinderit), qofshin edhe nga pasardhësit si: djemtë, vajzat ashtu siç dhe ka te aferm qe janë më largët si: tezet, dajat, hallat dhe xhaxhallaret. Dhe per secilin ka ndikime te ndryshme gjidhënia.

1⃣- Nena që ushqyen me gji, ndikon gjidhënia në të afërmit e saj më të aferm dhe në ata me të largët. Që do të thotë nëse një grua e ushqen me gji një fëmijë, ky fëmijë do ta llogarisë këtë nênë gjiri, prindërit e nënës se gjirit gjysh dhe gjyshe gjiri, fëmijët e saj vëllezër dhe motra gjiri dhe motrat e saj teze gjiri dhe vëllezërit e saj dajë gjiri.

2⃣- burri i saj (gjidhënëses). Ka të njëjtat rregulla si edhe nëna që ushqen me gji. Duke e llogaritur këtë si baba të gjirit dhe te afermit e tij të aferm prej gjiri.

3⃣- Ai që pin gji nuk ndikon gjidhënia vetëm se tek ai dhe pasardhësit e tij dhe nuk ndikon në asnjë pjesêtar tjetër të familjes së tij.
Qe do të thotë nëse nje person ka pire qumësht nga një nënë vetëm ai quhet djalë gjiri dhe pasardhesit e tij (femijet e tij, i llogarisin ata te aferm per shkak te gjidhënies), ndersa prinderit e tij, vellezerit dhe motrat, te afermit e tij nuk ka aspak ndikim gjidhënia e tij.

(Këto rregulla i ka përmendur Shejh Ibn Uthejmijn Allahu e mëshiroftë- në librin e tij: “Sherhu Mumtia (13/423)”)

Ne baze te kesaj qe thame femijes se gjirit i lejohet të qëndroje me nënën që e ka ushqyer me gji, me vajzat e saj, nënen e saj, me motrat e saj (tezet e gjirit), nënën e babait të gjirit, motrat e babait të gjirit (hallat e gjirit), ashtu siç lejohet të udhëtoje me to dhe e ka haram martesen me to, sepse Profeti -alejhi selam- ka thene:
“E bën haram gjidhënia çdo gjë që e bën haram edhe lidhjet farefisnore”.

Ndersa vëllai biologjik i femijes se gjirit, nëna dhe babai i tij i vertete, motrat dhe vëllezêrit e tij nuk kane asnje ndikim në këtë gjidhënie. Që do të thotë qe i lejohet vëllait biologjik të femijes se gjirit të martohet me motren e gjirit të tij, sepse haram eshte vetem per femijen e gjirit, por jo per vëllain e tij biologjik. Ashtu siç lejohet per vëllain e tij të gjirit të martohet me motrën e tij të vertetë.

Edhe nena e femijes nuk lejohet te qendrojë me dajën e femijes prej gjirit (vëllain e nenes së gjirit), sepse gjidhënia nuk ndikon vetem se tek ai qe ushqehet me gji dhe pasardhësit e tij.

Japim konkretisht nje shembull:
– Zejdi eshte ushqyer me gji nga Fatima.
Zejdi Fatimen e ka nene gjiri, burrin e saj baba prej gjiri, fëmijët e saj vellezer dhe motra prej gjiri, prinderit e Fatimes dhe burrit te saj gjyshër prej gjiri, vëllezerit e Fatimes daje prej gjiri, motrat e saj teze prej gjiri, motrat e babait te gjirit (halla prej gjiri).
Dhe te gjitha keto jane te veçanta vetem per Zejdin dhe jo per pjesetaret e familjes se tij. Vetem nese Zejdi ka femije atehere vetem tek femijet e tij ndikon gjidhënia.
Nese Zejdi ka vellezer dhe motra biologjik lejohet qe ata te martohen me motrat dhe vëllezerit e tij prej gjiri.
Lus Allahun qe te furnizoje dije te dobishme dhe te vepruarit me te.

Leave a comment