Deshmia “La ilahe il-la Allah Muhamed resulu Allah”

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Dëshmia “LA ILAHE IL-LALLAH” ( لا إله إلّا الله )

1- Argumenti i kësaj dëshmie:

Fjala e Allahut:

(فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا اللَّهُ ) [Sura:Muhammad : 19]

“Dije se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut

2- Domethënia e dëshmisë “la ilahe il-lallah”:

“Nuk ka të adhuruar me të drejtë (që e meriton adhurimin) pëveç Allahut.”

Disa kuptime të gabuara të kësaj dëshmie:

  • “Nuk ka të adhuruar pëveç Allahut”

Ky kuptim është i gabuar, sepse domethënë që gjithçka që adhurohet, qoftë me të drejtë a pa të drejtë, është vetë Allahu.

  1. “Nuk ka krijues pëveç Allahut.”

Kjo është vetëm një pjesë e kuptimit të dëshmisë, sepse sikur të ishte kjo
domethënia e dëshmisë “la ilahe il-lallah” nuk do të kishte kundershtim ndërmjet Pejgamberit dhe popullit të vet, ngaqe ata e pranonin se Allahu është i Vetmi Krijues.

  • “Gjykimi i takon vetë Allahut”.

Edhe kjo është një pjesë e kuptimit të kësaj dëshmie, mirëpo nuk është e mjaftueshme dhe kjo nuk është për qëllim, sepse në qoftë se ia kushtojmë tërë gjykimin vetëm Allahut, kurse në anën tjetër e adhurojmë dikë tjetër perveç Tij, atëherë nuk e kemi jetesuar Teuhidin.

3- Shtyllat e kësaj dëshmie:

  • Mohimi “la ilahe” (Nuk ka të adhuruar).

Domethënë: Ta mohosh adhurimin e çdo gjëje që adhurohet në vend të Allahut.

-2. Pohimi ose vërtetimi “il-lallah” (pëveç Allahut).

Domethënë: T’ia pohosh adhurimin vetëm Allahut, i Cili nuk ka rival.
Argument për këtë është fjala e Allahut:
)فَمَنْ يَكْفُرْ بِالطَّاغُوتِ وَيُؤْمِنْ بِاللَّهِ فَقَدِ اسْتَمْسَكَ بِالْعُرْوَةِ الْوُثْقَىٰ لَا انْفِصَامَ لَهَا ) [Surat Al-Baqara : 256]

Ai që e mohon tagutin (gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë
Fjala e Allahut: “Ai që e mohon tagutin (gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) është mohim, ndërsa fjala: “dhe beson në Allahun” është pohim.

  • Kur i bën dobi njeriut fjala “la ilahe il-lallah”?
  • Atij e di domethënien e saj.
  • Njëhkohësisht punon me atë që e kërkon kjo fjalë (e adhuron vetëm Allahun dhe askënd tjetër).

4- KUSHTET E FJALËS “LA ILAHE IL-LALLAH

[Përmendja e kushteve në mënyrë të përgjithshme:]

Fjala “la ilahe il-lallah” nuk i bën dobi atij që e thotë në qoftë se nuk i jetëson kushtet e saja, të cilat janë si më poshtë vijon:

  1. 1. Dituria (العلم ), e cila e kundërshton mosdijen.Bindja (اليقين ), e cila e kundërshton dyshimin.

    3. Sinqeriteti (الإخلاص ), i cili e kundërshton shirkun.

    4. Vërtetësia (الصدق ), e cila e kundërshton gënjeshtrën.

    5. Dashuria (المحبة ), e cila e kundërshton urrejtjen.

    6. Nënshtrimi (الانقياد ), i cili e kundërshton lënien e tij.

    7. Pranimi (القبول ), i cili e kundërshton refuzimin.

    8. Mohimi i çdo gjëje që adhurohet në vend të Allahut.

DËSHMIA “MUHAMMEDUN RESULULLAH” ( محمد رسول الله )
1- Argumenti i kësaj dëshmie:

Fjala e Allahut:

)لَقَدْ جَاءَكُمْ رَسُولٌ مِنْ أَنْفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُمْ بِالْمُؤْمِنِينَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ( [Surat At-Tawba : 128]
“Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.”

2-Domethënia e saj:

Vërtetim i plotë nga thellësia e zemrës, i cili përputhet me fjalët që i shqipton gjuha se Muhamedi është robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij tek të gjitha krijesat, njerëzit dhe xhinët.

3- Shtyllat e kësaj dëshmie:

  1. 1. Pranimi se Muhamedi -paqja e Zotit qoftë mbi të – është i dërguar i Allahut
  2. Besimi se Muhamedi -paqja e Zotit qoftë mbi të – është rob i Allahut. Allahu e përshkroi atë si rob në çështjet më madhështore, ku bën pjesë çështja e thirrjes në rrugën e Allahut, duke thënë:

(وَأَنَّهُ لَمَّا قَامَ عَبْدُ اللَّهِ يَدْعُوهُ كَادُوا يَكُونُونَ عَلَيْهِ لِبَدًا) [Sura Al-Jinn : 19]
“Kur robi i Allahut (Muhamedi), u ngrit t’i lutej Atij, ata (xhinë) u tubuan rreth tij si shtëllungë

Pra, ai është i dërguar që nuk përgënjeshtrohet dhe rob që nuk adhurohet.

4- Kushtet e kësaj dëshmie:

  1. Vërtetimi i çdo gjëje për të cilën na ka lajmëruar Muhamedi -paqja e Zotit qoftë mbi të –
  2. Bindja ndaj urdhrave të tij.
  3. Shmangia nga ajo prej së cilës na ka ndaluar.
  4. Adhurimi i Allahut vetëm në mënyrën që ai e ka ligjësuar.

PËRKUFIZIMI I SHIRKUT DHE LLOJET E TIJ

▶ Fjala shirk (شرك ) gjuhësisht domethënë ortakëri.
▶ Kurse në terminologjinë fetare shirk domethënë: T’i pëshkruash dikujt tjetë përveç Allahut diçka që është e veçantë për Allahun.

  • Llojet e shirkut:
  1. Shirk i madh (شرك أكبر ):

Çdo gjë që në sheriat quhet shirk dhe e nxjerr njeriun nga feja është shirk i madh.

  1. Shirk i vogël (شرك أصغر ):

Çdo punë, qoftë fjalë a vepër, që në sheriat quhet shirk ose kufër, por që nga argumentet e sheriatit kuptohet që nuk e nxjerr njeriun nga feja, është shirk i vogël.

  • Dallimi ndërmjet shirkut të madh dhe atij të vogël▶ Shirku i madh
    1- E nxjerr njeriun nga feja.
    2- Ai që bie në të mbetet përherë në Xhehenem.
    3- I shkatërron të gjitha veprat.
    4- E bën të lejuar gjakun dhe pasurinë e atij që bie në të.▶ Shirku i vogël
    1- Nuk e nxjerr njeriun nga feja.
    2- Nuk mbetet përherë në Xhehenem, edhe nëse hyn në të.
    3- Nuk i shkatërron të gjitha veprat, por vetëm ato që i shoqëron ai.
    4- Nuk e bën të lejuar gjakun dhe pasurinë e atij që bie në të.
  • SHEMBUJ TË SHIRKUT TË MADH DHE ATIJ TË VOGËL

Shembuj të shirkut të madh:

  1. a. Shirk i madh i dukshëm (شرك أكبر جلي ):

Therja e kurbanit për dikë tjetër perveç Allahut, zotimi për dikë tjetër përveç Allahut, kërkimi i ndihmës nga dikush tjetër pos Allahut, etj.

b. Shirk i madh i fshehtë (شرك أكبر خفي ):

Shirku i munafikëve dhe syfaqësia e tyre, po ashtu frika e fshehtë, e cila në arabisht quhet ḣauf’us-sirr ( خوف السرّ ), që është frika nga dikush tjetër përveç Allahut në ato gjëra që mund t’i bëjë vetë Allahu.

 

  • Shembuj të shirkut të vogël:
  1. a. Shirk i vogël i dukshëm (شرك أصغر جلي ):

– Betimi në dikë tjetër përveç Allahut,
– thënia “ç’farëdo Allahu dhe ti”,
– thënia “po të mos ishte Allahu dhe filani”, etj.

b. Shirk i vogël i fshehtë (شرك أصغر خفي ):
– Syfaqësia e paktë, ogure të zeza, etj.

  • Dua e dobishme për t’u mbrojtur nga shirku

Nga Ebu Musa, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcillet të ketë thënë:

Një ditë na ligjëroi i Dërguari i Allahut -salallahu alejhi ue selem- duke thënë:  “O njerëz! Ruajuni këtij shirku, sepse ai është më i fshehtë se fërkemi i milingonës!” Atëherë, deshi Zoti që dikush të pyesë: “Si të ruhemi prej tij, kur qenka mëi fshehtë se fërkemi i milingonës?” I Dërguari i Allahut tha:


“اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ أَنْ أُشْرِكَ بِكَ وَأَنَا أَعْلَمُ ، وَأَسْتَغْفِرُكَ لِمَا لا أَعْلَمُ”

“Thoni: Allahu ynë, ruana nga shirku që e dimë dhe falna atë që nuk e dimë.”
[Këtë hadith e shënon Ahmedi, kurse Albani e vlerëson si “hasen” (të mirë.]

 

HISTORIA E SHIRKUT

Teuhidi është nga natyrishmeria e bijve të Ademit, kurse shirku është i jashtëm: Ibën Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thoshte: “Ndërmjet Ademit dhe Nuhut kishte dhjetë gjenerata, që të gjithë ishin në Teuhid.”

  • Kur ndodhi shirku për herë të parë në tokë?

– Shirku, për herë të parë ndodhi në popullin e Nuhut kur e tepruan kundrejt të devotshmëve. Ata pikturuan figurat e disa njerëzve të devotshëm (për të kujtuar adhurimin e tyre të madh ndaj Zotit), mirëpo çështja nuk mbaroi me kaq, pas një kohe ata filluan t’i adhuronin ata në vend të Allahut. Për këtë shkak, Allahu ua dërgoi atyre Nuhun për t’i thirrur nëTeuhid.

Shirku te populli i Musait

Shirku te populli i Musait, paqja e Allahut qoftë mbi të, ndodhi atëherë kur ata morën viçin për ta adhuruar në vend të Allahut.

Shirku tek të krishterët:

Shirku tek të krishterët ndodhi pas ngritjes së Isait në qiell kur erdhi Pali (shën Pali, siç e quajnë të krishterët), i cili u shfaq si besimtar i Mesisë (Isait ) për t’i mashtruar të krishterë, dhe futi në fenë e krishterë trinitetin, adhurimin e kryqit dhe shumë gjëra të tjera pagane.

Shirku tek arabët:

Shirku tek arabët ndodhi kur Amër Ibën Luhej El-Huzaiju, i cili ndryshoi fenë e Ibrahimit, alejhis-selam, i solli idhujt në tokën e Hixhazit dhe urdhëroi njerëzit t’i adhuronin ata në vend të Allahut.

Shirku në umetin e Muhamedit

Shirku në këtë umet ndodhi pas shekullit të katërt, sipas kalendarit hixhrik, nëpërmjet shiave fatimijë, kur filluan të ndërtonin tyrbe mbi varre, shpikën mevludin dhe e tepruan kundrejt njerëzve të devotshëm (duke i adhuruar ata pos Allahut).

Shirku ndodhi, gjithashtu, kur u shfaqën sufitë e devijuar, të cilët e tepruan kundrejt shehlerëve të tyre dhe formuesve të tarikateve.

RREZIKU I SHIRKUT DHE NDËSHKIMET PËR TË


▶ 1. Allahu nuk e fal atë që bën shirk nëse vdes pa u penduar. Argument për këtë është thënia e Allahut:
(إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ) [Sura An-Nisa : 48]

“Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush a diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.”

▶ 2. Ai që bën shirk del nga Islami dhe gjaku dhe pasuria e tij janë të lejuara. Argument për këtë është thënia e Allahut:
(فَإِذَا انْسَلَخَ الْأَشْهُرُ الْحُرُمُ فَاقْتُلُوا الْمُشْرِكِينَ حَيْثُ وَجَدْتُمُوهُم وَخُذُوهُمْ وَاحْصُرُوهُمْ [Sura At-Tawba : 5]
“Kur të kalojnë muajt e shenjtë (në të cilët ndalohet lufta), atëherë i vritni idhujtarët kudo që t’i ndeshni, i zini robë, i rrethoni…”

▶ 3. Allahu nuk pranon asnjë vepër nga ai që bën shirk, të gjitha veprat e tij do të bëhen hi dhe pluhur. Argument për këtë është thënia e Allahut:

(وَقَدِمْنَا إِلَىٰ مَا عَمِلُوا مِنْ عَمَلٍ فَجَعَلْنَاهُ هَبَاءً مَنْثُورًا) [Surat Al-Furqan : 23]

“Dhe Ne do t’u qasemi veprave qëkanëbëëata dhe do t’i shndërojmë në pluhur e hi.”

▶ 4. Atij do t’i ndalohet hyrja nëXhenet dhe do të mbetet përgjithmonë në Zjarr. Argument për këtë është thënia e Allahut
إِنَّهُ مَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللَّهُ عَلَيْهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ  وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنْصَارٍ) [Sura Al-Maeda : 72](
“Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.”

GJËRAT QË E NXJERRIN NJERIUN NGA ISLAMI

 

Gjërat që e nxjerrin njeriun nga feja islame janë të shumta, mirëpo dhjetë nga to janë më të shpeshta dhe më të rrezikshme. Ato janë:

 

1. Shirku në adhurim ndaj Allahut:

Këtu bën pjesë: therja e kurbanit për dikë tjetër përveç Allahut, siç bëjnë ata që therin kurban për xhinët dhe për varre. Argument për këtë është thënia e Allahut:
(إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ ۚ وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالًا بَعِيدًا) [Sura An-Nisa : 116]

“Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush a diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.”

 

▶ 2. Ai që merr ndërmjetës mes tij dhe Allahut, i lut ata, kërkon prej tyre ndërmjetësim ose u mbështetet atyre del nga Islami njëzëri.

▶ 3. Ai që nuk i konsideron mushrikët (politeistët) si jobesimtarë, dyshon në mosbesimin e tyre ose e konsideron besimin e tyre si të vërtetë del nga feja.

▶4. Ai që beson se ndonjë udhëzim përveç udhëzimit të Muhammedit është më i përsosur a beson se gjykimi i ndokujt tjetër është më i mirë se gjykimi i tij, siç bëjnë ata që parapëlqejnë gjykimet e tagutëve ndaj gjykimit të Pejgamberit Muhamed -salallahu alejhi ue selem – është kafir (jobesimtar).
(Tagut: Çdokush që adhurohet përveç Allahut dhe është i kënaqur me atë adhurim. )

▶ 5. Ai që urren diçka me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut
bën kufër (del nga feja), edhe po qe se vepron sipas saj.

▶ 6. Ai që tallet me diçka që i takon fesë së Muhamedit ose me shpërblimin a ndëshkimin e ndonjë vepre bën kufër (del nga feja). Argument për këtë është thënia e Allahut:
قُلْ أَبِاللَّهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنْتُمْ تَسْتَهْزِئُون لَا تَعْتَذِرُوا قَدْ كَفَرْتُمْ بَعْدَ إيمانكم)) [Sura At-Tawba : 65, 66]

“Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dëguarin e Tij po talleni?” Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë pasi patë besuar.”

7. Magjia.

Në të bën pjesë shndërrimi nga dashuria në urrejtje dhe anasjelltas Prandaj, kushdo që bën magji ose është i kënaqur me të del nga feja. Argument për këtë është thënia e Allahut:
(وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّىٰ يَقُولَا إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلَا تَكْفُرْ) [Sura Al-Baqara : 102]

“Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: “Ne jemi dëguar pë t’ju vëënëprovë andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar a duke ushtruar magjinë)!”

 

8. Përkrahja e jobesimtarëve kundër muslimanëve. Argument për këtë është thënia e Allahut:
(يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا الْيَهُودَ وَالنَّصَارَىٰ أَوْلِيَاءَ ۘ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ وَمَنْ يَتَوَلَّهُمْ مِنْكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ  إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ) [Sura Al-Maeda : 51]

“O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit.”

 

9. Ai që beson se ndokush mund të dalë jashtë suazave të sheriatit të Muhamedit është kafir (jobesimtar). Argument për këtë është thënia e Allahut:
(وَمَنْ يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ) [Sura Aal-E-Imran : 85]

Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai nëbotë tjetër do të jetë i humbur.”

10. T’ia kthesh shpinën fesë së Allahut, duke mos e mësuar atë dhe duke mos punuar sipas saj. Argument për këtë është thënia e Allahut:

(وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنْ ذُكِّرَ بِآيَاتِ رَبِّهِ ثُمَّ أَعْرَضَ عَنْهَا ۚ إِنَّا مِنَ الْمُجْرِمِينَ مُنْتَقِمُونَ) [Sura As-Sajda : 22](

“Kush është më i padrejtë se ai që, kur i përmenden shpalljet e Zotit të tij, nuk ua vë veshin atyre? Vërtet, Ne do të hakmerremi ndaj keqbërësve!”

 

Lusim Allahun qe te na furnizoje dije te dobishme dhe te vepruarit me te. Falenderimi i takon Allahut.

Leave a comment