Bëhu davist (daviste) i fshehtë

imagesCASYOUICNatyrshëm mund të lindin pyetje: Vallë kush është davist(daviste) i fshehur? Ç’qëllim ka ky davist?

Davisti (davistja) i fshehur është çdo musliman (muslimane) që fton njerëzit në Islam, urdhëron në të mirë dhe ndalon nga e keqja, por nuk është i dukshëm.Për të nuk ka rëndësi shfaqja e tij në skenë, por shfaqja e qëllimit për të cilën ai punon: hapja e fesë dhe përpjekja për t’i ftuar  njerëzit në rrugën e drejtë me aq mundësi që ka. Atë ndoshta nuk e njeh ti as unë, por ai është mes nesh, ndoshata i fshehur, por puna e tij është e dukshme.

Shumë prej njerëzve sot mendojnë se nuk mund të jesh një davist (thirrës) vetëm se duke marrë mikrofonin dhe duke dalë përpara publikut për të mbajtur ligjërat apo për të dhënë mësime. Padyshim se ky përceptim është shumë i ngushtë, sepse çdo njeri prej nesh duke gjetur mënyrat e duhura mund të jetë në mirësinë që Allahu cilësoi popullin musliman:

كُنْتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ

“Ju (besimtarë të vërtetë të Islamit dhe ndjekës të vërtetë të rrugës së Muhamedit a.s) jeni njerëzit më të mirë të të gjitha kohëve të njerëzimit: Ju urdhëroni Ma’rufin (të njohurën, Islamin dhe gjithë çfarë përmban ai) dhe ndaloni Munkerin (mosbesimin, mohimin, besimin në shumë perëndi e tjerë dhe gjithë çfarë ndalon Islami), dhe vërtetë ju besoni në Allahun” [Ali Imran:110]

A duhet patjetër që të jesh davist të dalësh përpara opinionit, të dëgjohet zëri yt?- Natyrisht jo. Sot me zhvillimin që ka bërë teknologjia, çdo njeri prejnesh mund të japë kontributin e tij për të përhapur fenë, për të urdhëruar në të mirën dhe për të ndalaur nga e keqja. Fushat e davetit më shumë se kurrë janë të hapura dhe plot larmi. P.sh, me anë të internetit mund të jesh një davist i fshehtë që nuk të sheh opinioni, nuk ke përpara mikrofon, ndoshta edhe zëri yt nuk dëgjohet, por ajo që ti punon dhe kontribon për  të thirrur njerëzit në fenë Islame dhe në rrugën e drejtë mund të jetë më e dobishme sesa  po të ishe në një ambjent ku prezantuesit që do dëgjojnë ligjëartën tënde janë të pakët.

Facebook, Tëiter të cilat sot janë shumë të popullizuara, postat elektronike janë për të gjithëtë mundshme për t’i shfrytëzuar në davet. Jo vetëm kaq, por çdo kush që nuk mund të i gatshëm për të dalë përpara publikut, mund të jetë i ndrojtur apo nuk e ka akoma guximin për të përballuar njerëzit, kjo është mënyra që ia mund të gjejë vetveten e tij: një shkrim në facebook ose tëitter, një postim në postat elektronike, ndoshta mund të kenë dobi mës humë sesa një ligjëratë një mbajtur. Mos harro se sado e vogël të jetë kjo vepër nëse është e sinqertë, Allahu e shumëfishon atë:

إِنَّ اللَّهَ لَا يَظْلِمُ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ وَإِنْ تَكُ حَسَنَةً يُضَاعِفْهَا وَيُؤْتِ مِنْ لَدُنْهُ أَجْرًا عَظِيمًا

“Sigurisht që Allahu nuk bën padrejtësi as sa thërmijë (milinfonë), por nëse ka punë të mirë, Ai e dyfishon atë dhe jep prej Tij shpërblim të madh” [En-Nisa: 40]

Disa mënyra që mund të ndihmosh davetin dhe të jesh prej davisteve të fshehtë:

1.      Facebooku, Tëitter dhe postat elektronike, siç i përmendëm më lart.

2.      Hapja e faqeve të internetit (linke) ku mund të shfrytëzohet për thirrjen në Islam, pasqyrimin e temave fetare dhe sfonde të tjera që të ofron faqja e internetit.

3.      Investimi për davetin dhe kjo mund të jetë në disa mënyra:

A-    Investimi i vëllezërve dhe motrave që merren me davet.

B-    Investimi për hapjen e faqeve me tëmë fetare në internetit.

C-    Botimi i literaturave islame.

D-   Hapja e kurseve, shkollave apo konvikteve prej të cilave përfitojnë muslimanët.

E-     Hapja e kanaleve televizive, radiove islamike, të cilat sot konsiderohen një mëryrë shumë gjurmëdhënëse për përhapjen e fesë islame.

Këto ishin disa mënyra që mund t’i zgjedhësh për ndihmën e fesë dhe përhapjen e saj dhe për të qënë prej atyre  që Allahu thotë:

وَمَنْ أَحْسَنُ قَوْلًا مِمَّنْ دَعَا إِلَى اللَّهِ وَعَمِلَ صَالِحًا وَقَالَ إِنَّنِي مِنَ الْمُسْلِمِينَ

“Dhe kush është më fjalëmirë sesa ai që thotë (Zoti im është Allahu, dhe është i paepur në Ligjin e Tij dhe) fton drejt Allahut (në fenë e Tij, në Islam), që punon mirëi e drejtësi dhe thotë: “Unë jam nga muslimanët” [Fusilet:33]

Adelina   Kuçana (Allkoçi)

Shtator 2012

Leave a comment