A lejohet perzierja e grave me burra neper neja psh.
Te halla, tezja, axha, daja e edhe me shoqeri qe jane te udhezuar se shumica kete perzierje e arsyetojne me porosin qe mos ti shkepusim lidhjet familjare po ka te atille qe thone se kjo perzirje lejohet edhe per shkak te davetit
📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana:
Ue alejkum selam!
Jo nuk lejohet përzierja e burrave dhe grave që nuk janë prej atyre që u lejohet ndenja me ta.
Në kohën e Profetit -salallahu alejhi ue selem – u përzienë gratë dhe burrat duke dalë nga xhamia dhe Profeti -salallahu alejhi ue selem – urdhëroi gratë qē të largohen në cepat e rrugës. Dhe pas këtij urdhëri ato largoheshin nga anët e murit saqë hixhabi i tyre ngjitej për mur. (Trasmeton Ebu Daudi dhe ka thënë Albani -Allahu e mëshiroftë – : hadithi është hasen (i mirë))
Nëse Profeti – salallahu alejhi ue selem – ndaloi përzierjen e tyre në rrugë duke qënë kalimtarë nuk ka dyshim që ndalimi i përzierjes së burrave dhe grave në mexhlise, shtëpia është më parësore.
Mbajtja e lidhjeve farefisnore arrihet edhe pa u përzierë burrat me gratë dhe nuk ka pse të arsyetohet me një ndalesë (haram) për mbajtjen e lidhjeve farefisnore. Vizitoi të afërmit tuaj dhe ndahuni gratë veçantë dhe burrat të jenë larg grave, një gjë e tillë nuk është aspak e vështirë të realizohet aq më tepër që të afermit tuaj qenkan edhe të udhëzuar.
Lus Allahun qe te beje pasues se te vertetes!