Nijeti per agjerimin vullnetar…..

❓Selamu alejkum.

Zysh Adelina kur behet nijeti per te agjeruar nafile se kam degjuar se behet njeti edhe Pak para sa te hyje koha e namazit te drekes.

📌 Përgjigje.
Ue alejkum selam!

Lejohet per agjerimin vullnetar te besh nijetin diten para namazit drekes edhe pas, por me kusht qe te mos kesh vepruar perpara se te besh nijetin asgje nga gjerat e prishin agjerimin
Nese psh ke ngrene ose pire pas futjes se agimit, pra ne kohen e sabahut dhe diten ben nijet qe te agjerosh agjerim vullnetar, ky agjerim nuk eshte i sakte, sepse ke ngrene dhe pire qe jane prej gjerave qe e prishin agjerimin.
Nese nuk ke ngrene dhe pire, ose nuk ke bere ndonje veprim tjeter qe jane prishes se agjerimit, qe pas futjes se agimit dhe ben nijet gjate dites qe do te agjerosh agjerim vullnetar, nje veprim i tille eshte i lejuar, sepse ka ardhur transmetimin nga Aishja -radiAllahu anha- se Profeti -alejhi selam- një dite vajti ne shtepi dhe tha: “A ke ndonje gje (per te ngrene)?” I thane: Jo, Tha: “Atehere une jam agjerueshem”
[Muslimi: 170، 1154].