Mënyra e faljes së namazit të Terauisë

Pyetje: Selam alejkum
Në xhamitë tona gjen imame që terauitë i falin me nga katër rekate pra pesë herë nga katër a lejohet të falesh pas tij…?
Përgjigje: Pyetja përbëhet nga dy pjesë:
Up-pointing red triangleE para : A lejohen që të falen Terauitë nga 4 rekate apo 2 rekate ?
Të dyja menyrat lejohen, sepse kanë ardhur hadithe të sakta për faljen e tyre 4 rekate me nje selam, siç është trasmetuar në hadithin e Aishes -radijAllahu anha- që:
: (أن النبي صلى الله عليه وسلم كان يصلي من الليل أربعاً فلا تسأل عن حسنهن وطولهن ثم يصلي أربعاً فلا تسأل عن حسنهم وطولهن ثم يصلي ثلاثا )
(Profeti – paqja e Zotit qoftë mbi të – falte nga namazi i natës 4  rekate dhe mos pyet për bukurinë dhe zgjatjen e tyre, pastaj falte 4 mos pyet për bukurinë dhe zgjatjen e tyre dhe pastaj falte tre.)
Por ka edhe një hadith tjetër që dëshmon se ato falen nga 2 rekate.
(أن رجلا سأل رسول الله صلى الله عليه وسلم عن صلاة الليل فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم صلاة الليل مثنى مثنى..)
(Një burrë e pyeti të Derguarin e Allahut për namazin e natës (se si falet)? Tha i Dërguari i Allahut – paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Namazi i natës falet dy nga dy..”Këtu në këtë hadith përgjigja e Profetit -paqja e Allahut qoftë mbi të- tregon se është më mirë që të falen dy rekate pastaj të jepet selam, pastaj dy rekate dhe të jepet selam…

 Up-pointing red triangleE dyta: Sa rekate jane terauitë?
Terauitë janë 11 rekate ashtu siç është transmetuar në hadithin e Aishes – radijAllahu anha – të sipërpërmendur dhe gjithashtu Profeti – paqja e Allahut qoftë mbi të – i ka falur 11 rekate gjithnjë në Ramazan dhe jashtë Ramazanit
Ndërsa falja 20 rekate e terauisë është në kundërshtim me sunetin e Profetit – paqja e Allahut qoftë mbi të –
Adelina Kuçana

Leave a comment