Une punoj medicionale ka dhe mes katedres burra dhe gra.. Doja te te pyes nese jam me abdes a me prishet nese e shoh lakuriq nje femer apo mashkull qe kam pacient a me prishet abdesi.. Ose nese prek gabimisht ndonje kolleg me dore a krah duke ndenjur a me prishet abdesi (qe eshte mashkull e kam fjalen…)
📌 Pergjigje nga Adelina Kuçana :
Jo abdesi nuk prishet ne asnje nga ato qe u permend…
Nga gjerat qe e prishin abdesin jane: urina e madhe dhe e vogel, gazerat dhe gjumi i thelle…
Keto te gjitha me argumente te sakta qofte nga Kurani ose suneti.
Shikimi i pacienteve nuk e prish abdesin, por ky shikim nese nuk eshte i domosdoshëm dhe per rast nevoje (si kurim, apo vizite mjekesore), nuk lejohet aq me teper siç permendet ne pyetje (lakuriq).
Ndersa prekja e nje personi nuk e prish abdesin…
Kjo prekje nese behet padashje ose qe je e detyruar nuk ka gje, por nese behet jashte rasteve te permendura (padashje ose e detyruar) nuk lejohet.
Pra prekja e nje personi qe nuk eshte prej njerezve te tu te afert, te cilet lejohet fetarisht te qendrosh prane tyre dhe ti prekesh, nuk lejohet, por nese e prek kjo prekje nuk e prish abdesin.