Car eshte Dexhalli?????

📌  Pyetje ////////

Mesuse  dexhalli esht njeri a bish a cka esht ai edhe ku gjindet tash aj dej ti vjen koha me dal aka familje aj tregona mashum per ta?

📌 Pergjigje: Dexhalli eshte prej bijve te Ademit dhe ne permendem ne mesim disa cilesi te tij te cilat i ka pershkruar Profeti -salallahu alejhi ue selem- dhe nder to qe:

– Ai eshte i verber, syrin e majte e ka te rrafshet, mbi te ka nje gunge te ashper, dhe te gjelber,duket si yll qe ndrit.
Ndersa syrin e djathte e ka si kokerr rrushi e dale ,jo e dale shume dhe as e ngurte.

– esmer, floket i ka te trazuara, dhe shume te shpeshta.

– Midis dy syve ka te shkruajtur KAFIR; kete do mund ta lexoj ai qe e urren ate apo , secili besimtare di apo nuk di te shkruaj.
Gjithashtu se ai eshte steril nuk lind femije…
Keto jane cilesi te cilat i ka pershkruar Profeti -salallahu alejhi ue selem – me te cilat besimtari arrin ta njohe ate mire dhe te mbrohet prej tij…

Ndersa pyetjet e tjera qe ku eshte ai? A jeton tani?
Edhe nese do ti pergjigjemi nuk mendoj se do te kete ndonje dobi qe perfiton muslimani ne njohjen e saj…ajo cfare eshte e padiskutueshme ne çeshtjen e tij eshte qe Allahu e ka bere sprove per besimtaret dhe nje nga shenjat e medha te Kijametit….
Allahu ne ruajte dhe na mbrofte nga sprova dhe fitnet e tij!