Deshta një pyetje ta bëj e nderuar!
Kam lexuar kohë më parë se pejgamberët lindin të bërë synet, ndërsa pejgamberi alejhis selam është bërë synet kur i kishte 7 ditë nga lindja…
Më trego cila është e sakta!
Allahu të ruajtë!
📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.
Falenderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Nuk ka asnje hadith te sakte qe deshmon se profetet lindin te bere synet.
Ibrahimi -alejhi selam- eshte bërë synet në moshën 80 vjeçare ashtu siç ka ardhur në hadithin e sakte te trasmetuar nga Ebi Hurejra -radiAllahu anhu-.
Allahu i Lartësuar i është drejtuar Profetit -salallahu alejhi ue selem- duke i thënë:
{ ثُمَّ أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ أَنْ اتَّبِعْ مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا وَمَا كَانَ مِنْ الْمُشْرِكِينَ}
“E pastaj ty të shpallëm. Ndiqe fenë e pastër të Ibrahimit dhe ai nuk ka qenë nga idhujtarët.”[Nahl: 123]
Dhe vazhdoi bërja sunet edhe pas Ibrahimit -alejhi selam- dhe ka qene e njihur edhe tek arabet para Islamit, ndersa me ardhjen e Profetit -alejhi selam- mbetet syneti simbol prej simboleve të Islamit dhe prej suneteve të fitras (natyrshmërisë së pastër)..
Persa i perket berjes synet të Profetit Muhamed -salallahu alejhi ue selem- Ibn Kaj-jimi ka permendur tre mendime rreth kësaj çeshtje:
“- Mendimi i parë: Se ai ka lindur i bere synet dhe hadithet e transmetuara në këtë çeshtje jane të gjitha të dobëta.
-Mendimi i dytë: se Xhibrili e ka bere synet kur ia hapi zemren (ndodhia e permendur ne suren Sherh) dhe nuk eshte i sakte serish ky transmetim.
– Mendimi i tretë: se gjyshi i tij Abul-Mutalib e ka bërë synet duke qënë se syneti ishte i njohur tek arabët duke u percjellur tek ata që nga koha e Ibrahimit -alejhi selam-.
Dhe ky eshtë mendimi më i saktë se gjyshi i tij, e beri synet dhe e quajti Muhamed ditën e shtatë.
Allahu e di më së miri.