Selam alejkum.
Doja te te pyesja, sot ne mengjes mora gusul se isha me cikin mujor, hengra syfyr dhe u fala, me vone kur shkova ne banjo pata pak si sekrecione te bardha por ishin kafe, çfarë te bej, me eshte prishur agjerimi?📌 Pergjigje nga Adelina Kuçana :
Ue alejkum selam!
Nese je pastruar dhe ke pare shenjen e pastertise qe e sheh zakonisht kur pastrohesh nga menstruacionet, atehere çdo gje qe sheh pas pastrimit qoftë ky sekrecion I kafte apo I verdhe quhesh e paster…argument per kete eshte hadithi i Umu Habibes -radijAllahu anha – e cila thotë: “Ishim ne kohen e Profetit – paqja dhe bekimi I Allahut qofshin mbi te – qe nuk e llogarisnim sekrecionin e kafte dhe te verdhe pas pastrimit asgje”; qe do te thote: qe gruaja pas pastrimit çfarëdo qe sheh prej sekrecioneve eshtee e paster.
Agjerimi yt eshte I rregullt nese pastrimi yt ka qene para futjes se agimit. Falesh dhe duhet te agjerosh, nese je pastruar para kohes se agimit. .
Rregulli eshte qe vertetesia, qartesia nuk largohet me dyshim, nese je e sigurt qe e ke pare shenje e pastertise je e paster dhe nuk duhet te hapesh porten e dyshimit. Nese je nxituar, nga deshira qe te agjerosh sa me shpejt dhe nuk e ke pare shenjen e pastertise, atehere duhet te presesh derisa ta shohesh dhe te sigurohesh qe e ke pare shenjen e pastertise, pastaj te marresh gusel…
Çeshtja eshte fare e lehte: ke pare shenjen e pastertise je e paster; se ke pare atehere nuk je pastruar.
Eshte transmetuar qe sahabijet shkonin te Aisha -Allahu qoftë i kënaqur me të – me copa ne dore dhe e pyesnin qe a jane pastruar dhe ajo iu thoshte prisni derisa te shihni sekrecionin e bardhe; qe do te thote derisa te siguroheni per pastrimin.
Allahu na e pranoftë ne dhe ju agjërimin dhe veprat tona!