Meditim me suren Ed-Duha

images[7] ‫‬Allahu thotë në suren Ed- Duha : “Dhe me të vërtetë që e Fundit është më e mirë për ty se sa e para (jeta e dynjasë)”  Gjëja e parë që vjen në mendje në interpretimin e këtij ajeti është se Ahireti është më e mirë për ne se jeta e kësaj dynjaje!

Por ajeti përfshin një kuptim më të gjerë për të thënë: fundi i çdo çështjeje është më mirë për ju nga fillimi i saj. Për këtë Alahu thotë:

“A nuk të gjeti Ai ty jetim” Ky është fillimi i çështjes …”Të dhuroi strehim e kujdesje” Ky është përfundimi i saj. “A nuk të gjeti Ai ty të pavetëdijshëm (për Kuranin, Islamin dhe përmbajtjen e tij, për Pejgamberinë) Ky është fillimi i çështjes…  “Të udhëzoi” ky është përfundimi i saj. “A nuk të gjeti Ai ty në nevoje” Ky është fillimi i çështjes…  “Të bëri të pasur” Ky është përfundimi i saj.

Pra, kujto gjithmonë se fillimi i çdo gjëje mund të jetë me vështirësi dhe pastaj Allahu e lehtëson që të përfundojë me mirësi të madhe. Kështu që përfundimi në çdo gjë që ka pëcaktuar Zoti është më i mirë se fillimi dhe se bota tjetër, Ahireti, është më i mirë se jeta e kësaj dynjaje për ata që i bekuar Allahu dhe është i kënaqur me ta.

 Adelina Allkoçi

Leave a comment