Kam dëgjuar se kur bënë dua ne sexhde me parë duhet të dërgosh salavete për Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem, duan , dhe prapë salavate? Nuk e di sa e saktë është edhe a është bidat?
📌 Pergjigje nga Adelina Kuçana :
Në fillim duhet të sqaroj se duaja ndahet në dy llojesh:
1- Dua e percaktuar ne kohe dhe vend te caktuar.
2- Dua qe nuk ka percaktim.
1-Duaja e percaktuar ne kohe dhe vend te caktuar, perfshin ato dua apo lutje te cilat Profeti -salallahu alejhi ue selem – ua mesoi sahabeve per t’i thene ne kohe dhe vende te percaktuara dhe nuk thuhet ne to salavati per Profetin; si p.sh duaja e istihares, duaja e futjes ne banjo, nese fryen ere…etj, po keshtu edhe duate qe thuhen ne ruku dhe sexhde per te cilen pyet pyetesja. Te gjitha keto dua nuk eshte trasmetuar qe te thuhet ne to salavati per Profetin.
Nder duate qe jane trasmetuar se Profeti-salAllahu alejhi ue selem -i ka thene ne sexhde jane:
(سبحانك اللهم ربنا وبحمدك اللهم اغفر لي)
(Subhaneke Allahumme Rabbena ue bihamdike, Allahummegfirli.)
“I MADHËRUAR QOFSH O ALLAH, ZOTI YNË, TY TË TAKON FALËNDERIMI; O ALLAH, MË FAL MUA.”
Keto dua thuhen ashtu siç janë trasmetuar pa shtuar apo hequr asgje.
Ne kete lloj te percaktuar kane ardhur vetem dy dua ne te cilat eshte permendur salavati per Profetin -salallahu alejhi ue selem- ne to:
– Duaja pas ezanit
– Duaja para hyrjes ne xhami.
2- Dua qe nuk ka percaktim ne kohe te caktuar apo vend te caktuar.
Ne kete lloj te duave permendet salavati per Profetin -salallahu alejhi ue selem- dhe Lavderimi dhe Falenderimi i Allahut -subhanehu ue teala- duke qene keshtuqe çelesi i duase, per kete lloj te duave, salavati per Profetin; ashtu siç çelesi i namazit eshte pastertia.