❓Pyetje: A lejohet ta falesh namazin e sabahut kur je e sigurte qe koha ka hyre, por ezani nuk eshte thirrur akoma (pasi ketu te ne e therrasin ezanin shume vone ne oren 6.15, kur sapo ka nisur te zbardhet)
📌 Pergjigje nga Adelina Kuçana :
Po namazi i sabahut falet nese futet koha e tij edhe nese nuk eshte thirrur ezani.
Por duhet siguruar per hyrjen e kohes se sabahut ashtu siç e ka percaktuar Profeti -salallahu alejhi ue selem – që koha e namazit te sabahut fillon me fillimin e shfaqjes se drites nga ana e lindjes, kurse ne perendim eshte erresire, dhe vazhdon deri para se te lind dielli. E gjithe kjo eshte kohe per faljen e sabahut dhe i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e ka falur brenda kesaj kohe.