Kemi përmendur diçka rreth zekatit te Fitrit më parë dhe tani do ta plotësojme me disa çështje të tjera që duhen ditur rreth zekatit të Fitrit.
📌 Zekati i Fitrit
1⃣1. Gjykimi për të:
Zekati i Fitrit është farz- detyrë e domosdoshme.
Për këtë është argument hadithi i Ibën Umerit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ku thuhet:
“I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e bëri obligim Zekatul Fitrin [në Ramazan për njerëzit].”
Dhe hadithi i Ibën Abasit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) që thotë:
“I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka bërë të detyrueshëm Zekatul Fitrin.”
2⃣2. Kush e ka obligim zekatin e fitrit:
Zekati i Fitrit është obligim për çdo të vogël dhe të madh, mashkull dhe femër, i lir dhe rob; musliman.
Argument për këtë është hadithi i Abdullah ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili thotë:
“I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka bërë obligim zekatin e fitrit nga një tas hurma, ose një tas elb, për çdo njeri që është rob apo i lirë, mashkull apo femër, i madh apo i vogël, prej muslimanëve.”
3⃣3. Për kë duhet të nxjerrë muslimani zekat fitri?
Muslimani duhet të nxjerë zekat Fitri për vetën e tij dhe për të gjithë ata që ka nën kujdestarinë e tij, i vogël apo i rritur, mashkull apo femër, rob apo i lirë. Argument për këtë është hadithi i Ibën Umerit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!):
“I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka urdhëruar që të jepet zekati i fitrit, për të voglin dhe të madhin, të lirin dhe robin, prej atyre që ke në kujdestari.”
4⃣4. Kujt i dedikohet zekati i Fitrit:
Zekati i fitrit nuk i jepet veçse atyre që u takon, e ata janë të varfërit.
5⃣5. Koha e nxjerjes së zekatit të Fitrit:
Zekatit i fitrit duhet të nxiret para shkuarjes së njerëzve për faljen e namazit të Bajramit dhe nuk lejohet vonesa e tij pas namazit apo shpejtimi i tij më tepër se një apo dy ditë para Bajramit.
E nëse vonohet pas namazit të Bajramit, ajo llogaritet si sadaka e thjeshtë; nga hadithi i Ibën Abasit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!): “…Nëse nxiret para namazit (të Bajramit), ajo është sadaka (fitri) e pranuar, ndërsa nëse nxiret pas namazit, ajo është si të gjitha sadakatë e tjera.”
6⃣6. Urtësia në zekatin e Fitrit:
Allahu Ligjvënësi më i Urtë e ka bërë obligim zekatin e fitrit si pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe ofendimet, si dhe me qëllim që të ushqehen të varfërit dhe të jenë të ngopur në atë ditë të madhe e të