Pendimi

imagesCA0OXFPDKa thënë i Dërguari i Allahut –Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të-: “Me të vërtetë besimtari i shikon gjynahet e tij sikur është ulur poshtë një mali ka frikë se mos rrëzohet sipër tij, ndërsa keqbërësi i shikon gjynahet e tij sikur një mizë që fluturon mbi hundën e tij”. (Tha Ebu Shihab: e largon duke lëvizur dorën sipër hundës). Pastaj tha: “Allahu gëzohet me pendimin e robit të Tij më shumë sesa një njeri i cili ka zbritur në një vend (të shkretuar) dhe është i raskapitur. Me vete ka kafshën, e cila mbart ushqimin e tij dhe ujin. U shtri dhe fjeti. Kur u zgjua kafsha e tij ishte humbur (e kërkoi atë) derisa u lodh nga vapa dhe etja ose sa deshi Allahu që ai të kërkonte. Tha: po kthehem tek vendi im” \u kthye dhe fjeti. Pastaj uzgjua, ngriti kokën kur ja kafsha e tij ishte pranë tij”

Në transmetimin e Muslimit ka një shtesë: “E mori nga litari i frerit dhe pastaj tha nga gëzimi: “O Allah! Ti je shërbëtori im dhe Unë jam Zoti juaj”, gaboi nga gëzim i madh”

[Transmeton: Buhariu 5950, Muslimi 2675]

1. Shpjegimi i hadithit:

 “Besimtari i shikon gjynahet e tij sikur është ulur poshtë një mali ka frikë se mos rrëzohet sipër tij, ndërsa keqbërësi i shikon gjynahet e tij sikur një mizë që fluturon mbi hundën e tij”. Thotë Ibm Ebi Xhamarah: “Kjo sepse zemra e besimtarit është e ndriçuar, kështu që nëse shikon nga veprat e tij çfarë kundërshton ndriçimin e zemrës e konsideron atë shumë të madhe. Një gjykimi i tillë është, sepse besimi që ka ai e bë të ketë frikë kështu nuk ndjehen i sigurt nga dënimi. Kjo është çështja e muslimanit  se ai gjithmonë ka frikë dhe e kontrollon veten, e konsideron tëpaktë punën e tij të mirë dhe frikësohet nga vepra e tij e keqe sado  e vogël qoftë ajo. \ndërsa keqbërësi vepron kështu se zemra e errët dhe bërja e gjynahve për të është diçka e lehtë, për këtë arsye gjejmë se ai që ka bërë mëkat nëse përkujtohet thotë se kjo është e lehtë.”

Urtësia në përmendjen e krahasimit të gjynaheve me mal dhe mizë.

Thotë Ibm Ebi Xhamarah: “Urtësia në krahasimin e gjynaheve me malin është se gjëra të  tjetra që e dëmtojnë njeriun mund të shkaktojë pasoja por mund të  shpëtojë, përveç malit nëse ai bie mbi personin zakonisht nuk mbijeton. Dhe urtësia e krahasimit të mëkateve me mizat, sepse miza është insekti më i lehtë që fluturon dhe më i neveritshmi dhe është ajo që vuan dhe largohet nga gjërat më të vogëla.

“Allahu gëzohet me pendimin e robit të Tij”

Ehi i Sunetit dhe xhematit besojnëse Allahu është i Cilësuar me Gëzim në të vërtetë, por Gëzimii \tij nuk i përngjason gëzimit të krijesave.Ai është Gëzim që i ka Hije Allahut dhe nuk e din se si është ky Gëzim vetëm se Allahu. Dhe detyra jonë është që të besojmë këtë Cilësi dhe të dorëzimi duke mos e shpjeguar atë me hamendje. Thotë Ibnul-Kajjim: “Ehi i sunetit janë të bashkuar në mendim unanim për njohjen e të gjitha Cilësive të përmenduara në Kuran dhe Sunet; besimi në këto cilësi dhe shpjegimi në kuptimin e tyre të vërtetë dhe jo në metaforë, por ata nuk i përshtatin diçka këtyre cilësive dhe nuk përcaktojnë në to asnjë cilësi.

Përktheu: Adelina Allkoçi

Leave a comment