Besimtarët

imagesCA980DCTBesimtarët Allahu i ka përshkruar në Kuran në shumë ajete, ndër to do të përmendim cilësitë e besimtarëve të përmendura në fillimin e sures të titulluar me emrin Besimtarët. Thotë Allahu i Lartësuar: “Vërtetë që tashmë kanë fituar besimtarët. Ata të cilët janë të nënshtruar në faljen e namazit (duke e kyer atë me gjithë madhështinë e duhur dhe me nënshtrim të plotë). Edhe ata të cilët largohen nga fjalët e kota (të rreme e të liga, mashtrimet, përgojimër dhe çfarë ka ndaluar Allahu). Edhe ata që me gatishmëri japin Zekatin. Edhe ata që ruajnë dëlirësinë (ruajnë pjesët e tyre vetiake nga marrëdhëniet e paligjshme). Përveç me bashkëshortet ose (robinat) që ua kap dora e djathtë, pasi në këto raste ata nuk ngarkohen me faj, por kushkërkon përtejkësaj, atëherë të tillët janë që i kalojnë caqet. Edhe ata që janë besnikë ndaj emanetit dhe besës së tyre. Edhe ata të cilët ndjekin me rreptësi poltësimin e faljeve të namazit. Këta janë me të vërtetë trashëguesit, të cilët do të trashëgojnë firdeusin (xhenetin më të lartë). Aty do të jenë përgjithmonë” [El-Muminunë:1-11]

Allahu i Madhëruar në këto ajete na tregoi se çdo njeri është në humbje përveç atij që përshkruhet me besim dhe me vepër të mirë dhe thirr në të mirë dhe ndalon nga e keqja dhe bën durim në atë që sprovohet.

Thënia e Allahut: “Ata të cilët janë të përulur në namazin e tyre” sqaron rëndësinë e faljes së namazit dhe pozitën e tij në Islam dhe se është një prej cilësive të besimtarëve për arsye se namazi është shtyllë e fesë dhe shkak që të mbron nga e shëmtuara dhe të largon nga e liga dhe ta lehtëson veprimin e punëve të mira ashtu siç thotë edhe Allahu: “Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz”. [Bekare 45].

Përkujdesja për namazin duhet të jetë primare për muslimanin për arsye se gjëja e parë që do të japë llogari robi Ditën e Kiametit do të jetë namazi. Të përulur në namaz do të thotë që zemra jote të jetë prezente në namaz e nënshtruar para Allahut dhe gjymtyrët e tua të jenë të qeta, pa lëvizje të panevojshme. Përulja në namaz është shpirti i tij dhe ajo që kërkohet në të dhe robi nuk merr nga namazi i tij vetëm se aq sa ka qenë prezentë shpirti i tij. Preokupimi i zemrës në namaz me gjëra të kota që nuk kanë lidhje me namazin dhe bërja e lëvizjeve të tepërta të panevojshme është sjellje dhe moral i keq me Allahun. Kthimi i fytyrës në të majtë apo në të djathtë është largim i fytyrës nga Allahu dhe mashtrim i shejtanit, i cili tenton që t’i vjedh robit nga namazi i tij dhe kjo është argument i shkujdesjes së zemrës së tij nga namazi.

Thënia e Allahut: “Ata të cilët shmangen nga fjalët e kota”  ka për qëllim largimin nga çdo e kotë dhe këtu përfshihet edhe shirku dhe të gjitha llojet e mëkateve dhe poashtu e përfshin atë që nuk ka dobi prej saj nga thëniet dhe veprat.

Prej cilësive të besimtarëve është se ata i shmangen të gjitha llojeve të kotës dhe janë të preokupuar vetëm se me të vërtetën dhe të dobishmen për ta. Ata nuk i dëgjojnë përgojimet dhe bartjet e fjalëve, muzikën dhe instrumentet muzikore, nuk shikojnë në të kotën që u prezantohet nëpërmjet filmave dhe serialeve të ndryshme, nuk ulen nëpër vendet e dëfrimit ku në flitet e kota dhe veprohen mëkate e gjynahe dhe nuk i përgjigjen ftesave të atyre që e shpërndajnë të kotën nëpër tokë.

Thënia e Allahut: “Ata të cilët japin zeqatin” ka për qëllim ata që e pastrojnë veten duke vepruar vepra të mira (fjala zeqat në aspekt gjuhësor do të thotë pastrim dhe shtim) dhe duke iu larguar ndalesave dhe duke e dhënë zeqatin e pasurisë së tyre.

Thënia e Allahut: “Të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme), përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim – dhe, për këtë, nuk janë fajtorë, ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj, pikërisht ata janë shkelës (të kufijve) ka për qëllim ata që e ruajnë nderin e tyre duke mos rënë në imoralitet dhe homoseksualizëm dhe poashtu iu larguan çdo mjeti i cili të çon deri në shthurje morale. Për këtë ata iu larguan shikimit  të ndaluar, e stolisën veten me petkun e devotshmërisë dhe i larguan gratë nga përzierja me burra të huaj dhe nga udhëtimi pa mahrem dhe u larguan nga shikimet e filmave të degjeneruar dhe pamjeve të ndaluara. Pastaj Allahu i Madhëruar e qartësoi se atij që nuk i mjafton ajo që ia lejoi Allahu nga kënaqësitë me gratë e veta dhe i tejkalon kufijtë duke i bërë mëkat Allahut, ai do të  meritojë  ndëshkimin dhe dënimin e Allahut.

Thënia e Allahut: “Të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra” ka për qëllim ata që i marrin amanetet duke filluar nga detyrimet fetare, të drejtat në pasuri, fshehtësive, pastaj mjeteve dhe sendeve të ndryshme, janë të detyruar që amanetin ta dërgojnë deri në vend dhe të përkujdesen për të ashtu siç e meriton ai amanet të përkujdeset. Poashtu punëtorët dhe udhëheqësit janë të detyruar që amanetet e tyre që i kanë marrë tua japin hakun dhe mos t’i bëjnë padrejtësi njerëzve dhe tua kthejnë amanetet atyre që u përkasin: “Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin”. [Nisa: 58.]

Marrja e amanetit do të thotë përkujdesja për të dhe të kthyerit e tij deri tek pronari në gjendje të mirë ashtu edhe siç e ke marrë për arsye se kjo është besëlidhje dhe besëlidhja duhet që të respektohet dhe mos të thyhet: “Zbatoni besëlidhjen e Allahut, kur ta merrni mbi vete”. [Nahl: 91].

Thënia e Allahut: “Të cilët i kryejnë rregullisht faljet” na qartëson vlerën dhe rëndësinë e namazit për arsye se Allahu fillon në fillim të sures me përmendjen e faljes së namazit dhe i përfundon këto ajete me përmendjen e namazit dhe nxitjes që ai të falet rregullisht. Përkujdesja për namaz do të thotë falja e tij në kohë duke marrë abdes si duhet dhe duke i plotësuar kushtet, shtyllat, detyrimet dhe duke e falur në kohët e veta dhe në vendet ku ka urdhëruar Allahu që të falet  e ato janë xhamitë edhe atë së bashku me xhemat. Kush len diçka nga këto dispozita pa asnjë arsye fetare nuk bën pjesë në ata që përkujdesen për namazin, madje ai konsiderohet nga ata që e neglizhojnë atë dhe për të cilët Allahu thotë: “Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh”. [Merjem:59]. Dhe poashtu nga ata që Allahu për ta thotë: “Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet” [Maunë: 4-5].

Allahu i Madhëruar në fund të këtyre ajeteve e përmend shpërblimin e atyre që pajisen me këto cilësi të përmendura në ajete dhe thotë: “Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët, që do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht”. 

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kështu, kur të kërkoni prej Allahut (ndonjë gjë), kërkoni Firdeusin, i cili është pjesa e më e mirë dhe më e lartë e Xhenetit Përmbi të (Firdeusin) është Arshi i të Gjithëmëshirshmit (Allahut) dhe prej andej vërshojnë lumenjtë e Xhenetit”.

Pastaj Allahu i Madhëruar e mbaron ajetin ku përmend se qëndrimi i tyre në Firdeus do të jetë i përjetshëm dhe nuk do të kenë frikë se kjo do t’u humb apo do të kalojë tek të tjerët dhe se ata do të nxirren nga ai.

E lus Allahun që me Mëshirën dhe Begatinë e Tij të na bëjë prej banorëve të Firdeusit

One thought on “Besimtarët

Leave a comment