Hadith

imagesCA1NVC4YShkrimi i hadithit

Duke qënë se të paktë ishin ata që dinin të shkruanin përdori Profeti -salallahu alejhi ue selem- shkrimin për të përmbledhur Kuranin që zbriste në mënyrë që të ruhej dhe kështuqë mori Profeti -salallahu alejhi ue selem- për këtë detyrë ata që dinin të shkruanin. Shkruhej Kurani nga ata me urdhërin e Profetit -salallahu alejhi ue selem-, i cili i mësonte atyre vendin e ajetit që zbriste dhe suren në të cilën të shkruhej. Vazhdoi kështu shkrimi i Kuranit në kohën e Profetit -salallahu alejhi ue selem- saqë para se të ndërronte jetë Profeti -salallahu alejhi ue selem- i tërë Kurani ishte i mësuar përmendësh dhe i shkruar. Ndërsa përsai perket shkrimit të hadithit në kohën e Profetit –salallahu alejhi ue selem- ai kaloi dy periudha të rëndësishme:

Periudha e pare: iu dha më tepër rëndësi shkrimit të Kuranit dhe nuk lejoi Profeti -salallahu alejhi ue selem- që të shkruhej asnjë hadith nga ai, sepse Kurani akoma nuk kishte mbaruar së zbrituri dhe kishte frikë Profeti -r- se mos sahabët e ngatërronin Kuranin me hadithin, kështuqë ndaloi rreptësisht që të shkruhej ndonjë gjë përveç Kuranit.

Bazë për këtë ndalim është hadithi i Ebi Saijd El-Hudrij, se Profeti -salallahu alejhi ue selem-ka  thënë: “Mos shkruani asgjë nga unë, ai që shkruan nga unë hadithe le t’i fshijë ato” Ky është hadithi më i saktë që është transmetuar për të vërtetuar që Profeti-salallahu alejhi ue selem – ndaloi në fillim të shkruhen hadithet nga ai. Gjithashtu nga Ebi Saijd-y- transmetohet se ka thënë: “Kërkuam leje nga Profeti -salallahu alejhi ue selem- për të shkruar hadithet e tij dhe nuk na lejoi këtë”

Periudha e dytë: Shfuqëzimi i ndalimit të shkrimit të hadithit nga Profeti -salallahu alejhi ue selem- dhe lejimi për shkrimin e haditheve.

Kjo periudhë erdhi si pasojë e ngulimit të Kuranit në zemrat e sahabëve dhe largimit të frikës së ngatërrimit nga sahabët mes Kuranit dhe haditheve të Profetit -salallahu alejhi ue selem-, kështuqë lejoi Profeti -salallahu alejhi ue selem- sahabët për të shkruar hadithet e tij. Imam Buhariu në kapitullin të quajtur “Kapitulli shkrimi i dijes” përmend në të hadithet që janë transmetuar për lejimin e shkrimit të haditheve të Profetit -salallahu alejhi ue selem-. Ndër këto hadithe përmendim:

–         Hadithi i Abdullah bin Amru, që thotë se i Dërguari i Allahut -salallahu alejhi ue selem- i tha atij: “Shkruaj… Pasha Atë në Dorën e të Cilit është jeta ime nuk del nga ajo (goja ime) veçse e vërteta”

–         Hadithi i Ebi Hurejrës -Allahu qofte i kenaqur me te- në të cilën përmend hutben e Lamtumirës së Profetit -salallahu alejhi ue selem-, pastaj ngrihet një burrë nga Jemeni, i quajtur Ebu Shah, dhe tha: “Ma shkruani mua këtë hutbe o i Dërguari i Allahut” Tha i Dërguari i Allahut -salallahu alejhi ue selem-: “Shkruani për Ebi Shah”

Përktheu: Adelina Allkoçi

Leave a comment