📌 Përgjigje.
Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi qofshin mbi te Dërguarin e Allahut, Muhamed, familjen, shoket e tij dhe te gjithe at qe e pasojne ne te verteten deri në Diten e gjykimit.
Betimi qe ke bere duke qene se nuk e ke pasur per qellim betimin dhe nuk e pasur ne mendje që të betohesh ky betim llogaritet leguan, betim i paqëllimtë, per të cilin nuk ka shpagim, duke u mbështetur tek Fjala e Allahut:
( لا يُؤَاخِذُكُمُ اللَّهُ بِاللَّغْوِ فِي أَيْمَانِكُمْ وَلَكِنْ يُؤَاخِذُكُمْ بِمَا كَسَبَتْ قُلُوبُكُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ حَلِيمٌ )
“All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. All-llahu është i Butë dhe falë shumë.” [Bekare: 225].
Ka thënë Aishe -radiAllahu anha- ka zbritur ky ajet:
( لا يؤاخذكم الله باللغو في أيمانكم )
“All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta”, per ate qe thotë (thënien e ndonjerit, betimin e tij) “Jo, per Allahun” dhe “Po, per Allahun” [Transmeton Buhariu (4613)]
Duhet që muslimani te mos betohet per çdo gje, por te kujdeset per betimet qe ben, sepse Allahu na urdheron per kete gje:
وَاحْفَظُوا أَيْمَانَكُمْ
“Ruani betimet tuaja.” [Maide: 89]
Betimi i cili ka shpagim eshte betimi i qellimshëm. Dhe a eshte shpagimi i ketij betimi agjerimi siç eshte permendur ne pyetje??
E sakta eshte se agjerimi nuk lejohet te veprohet si menyre shpagimi per betimin vetem nese ai qe eshte betuar nuk ka mundësi qe te ushqeje 10 te varfer ose ti veshë ata (tu bleje veshmbathje atyre) ose te liroje nje rob besimtar, bazuar ne Fjalën e Allahut:
(لاَ يُؤَاخِذُكُمُ اللّهُ بِاللَّغْوِ فِي أَيْمَانِكُمْ وَلَكِن يُؤَاخِذُكُم بِمَا عَقَّدتُّمُ الأَيْمَانَ فَكَفَّارَتُهُ إِطْعَامُ عَشَرَةِ مَسَاكِينَ مِنْ أَوْسَطِ مَا تُطْعِمُونَ أَهْلِيكُمْ أَوْ كِسْوَتُهُمْ أَوْ تَحْرِيرُ رَقَبَةٍ فَمَن لَّمْ يَجِدْ فَصِيَامُ ثَلاَثَةِ أَيَّامٍ ذَلِكَ كَفَّارَةُ أَيْمَانِكُمْ إِذَا حَلَفْتُمْ){المائدة: 89}.
“All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimiet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose duke liruar një rob. E kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja kur i theni ato.” [Maide: 89]
Pra shpagimi eshte mes ketyre tre gjërave: ushqimit, veshjes dhe lirimit te robit, nese nuk ka mundësi njërën prej ketyre kalon tek agjerimi dhe jo te zgjedhe agjerimin si veprimin e pare per shpagim ashtu siç eshte përmendur në pyetje.
🔶Dobi!
🍂Ushqimi i 10 personave behet nga ushqimi qe ushqesh ti, secilit i jepet gjysem sa’a (afersisht 1 kg e gjysëm) dhe ky eshte ushqim qe perdoret si orizi, makaronat.. dhe ushqimi ose jepet i pagatuar duke u shoqeruar me pak vaj dhe mish ose pule qe vete personi ta gatuaje ose te jepet i gatuar dhe mjafton nje vakt ngrënie ose dreka ose darka.
Dhe nese i bashkon te 10 dhjete keta persona dhe u jep ushqim qe te ngopen dreke ose darke kjo eshte e mjaftueshme.
🍂 Veshja e tyre dijetaret e kane percaktuar qe te jete veshje, rroba të përshtatshme per namazin e tyre.
Burrave u blihet theub ose pantallona dhe kemishe.
Ndersa grave hixhab dhe mbulese.
🍂Zgjedhja mes ketyre te trejave behet sipas mundesise se njeriut, psh ai qe eshte betuar i ka mundesite per ti ushqyer keta 10 persona dhe nuk i ka mundesise per ti veshur ata atehere zgjedh ushqimin e tyre, dhe ndonjeri mund ti kete mundesite qe ti veshe ata zgjedh veshjen e tyre…
Nese mundesite e personit qe ka bere betimin nuk jane as per ushqimin e tyre dhe as veshjen e tyre dhe as lirimin e ndonje robi agjeron tre dite rrjesht.
Por nuk duhet te zgjedh ai qe betohet agjerimin dhe i ka mundesite per njeren nga tre veprimet e shpagimit: ushqim, veshje dhe lirim..