Mesuese dua te bej nje pyetje, ne urejme veprat e nje njeriu apo jo ,dhe jo vet personin, po si qendron puna me shejtanin?
Përgjigje nga mësusja Adelina Kuçana:
Selam alejkum!
Ne si muslimane nuk ka dyshim qe urrejme punen e keqe dhe kjo eshte baze per çdo musliman, por gjithashtu urrehet edhe personi qe ben nje pune te keqe, por vetem per punen e keqe te vepruar; pra urrehet vepra dhe personi qe kryen vepren por ky person nuk urrehet vetem se per ate pune qe ben.
Dhe kjo eshte rrjedhoje e parimit te besimtarit: “Dashuri per Hir te Allahut dhe urrejtje per Hir te Tij”
Pra tek nje person bashkohet dashuria per Hir te Allahut, sepse ai eshte besimtar dhe kryen obligimet e urdheruara dhe Allahu thote ne Kuran:
(إنما المؤمنون إخوة)
” Me të vërtetë, muslimanët janë vëllezër” [Huxhurat: 10]
Por nderkohe e urren per gjynahin e bere…
Ndersa shejtani urrehet plotesisht.